Radhët në Ambasadë, Rama u kërkon falje emigrantëve në Greqi

Ambasada shqiptare në Greqishpesh herë është kthyer në një problem jo të vogël për emigrantët të ciët përditë me radhë nuk kanë arritur të marrin shërbime.

Për këtë çështje, në njëtakim me emigrantët shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama kërkoi falje ndërsatha se këto probleme do të marrin fund me emërimin e Ambasadores së re.

Rama: Më vjen keq që personeli dhe drejtuesja eambasadës nuk kanë dhënë atë që duhet. Por kjo nuk është për t’ja lënë as asaj,as personelit, kjo është përgjegjësia jonë dhe unë ju kërkoj ndjesë të gjithëemigrantëve për gjithë shqetësimet që ju kanë ardhur, si pasojë e shërbimitjodinjitoz në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë dhe me përfaqësinë tonë nëSelanik. Kemi sjellë këtu një ambasadore të re, një vajzë që unë e njohapersonalisht, të përkushtuar. Ka punuar për disa vite në Agjencinë përKomunikim dhe Dialog në Kryeministrti, në platformën e bashkëqeverisjes dhe kanjë përvojë jo të vogël, pikërisht në trajtimin e ankesave të qytetarëve. Ivetmi mesazh që unë i kam dhënë është që politikën e madhe e bëjmë edhe netjerët, ti ke prioritet shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Kryeministribashkëndau me bashkëqytetarët tanë disa nga konsideratat e përpjekjeve tëpërbashkëta për të trajtuar disa nga çështjet e jetës së përditëshme të tyre nështetin fqinj, por edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve. 

Rama: Më vjen mirë t’ju them që me qeverinë greke jemi në njësituatë shumë pozitive për të trajtuar gjithë problematikat që ju i njihni. Hapiqë hodhi Kryeministri Mitsotaqis, për të kaluar në parlament legjislacionin përlejet e drejtimit, ishte një akt i vullnetit të mirë dhe një pasqyrë esinqeritetit të tij në raport me dëshirën për të pasur marrëdhënie tëshkëlqyera mes dy vendeve. 

Kemi ende për të trajtuardisa çështje. Ju e dini që ende sot, në mënyrë absurde është në fuqi një ligjlufte i Greqisë. Heqja e ligjit të luftës është gur themeltar për të hapur njëepokë të re, sepse heq edhe gjithë mjegullën nga e cila përfitojnë lloj-llojujqërish, hienash e qensh. Faktikisht hap rrugën për të gjitha çështjet epronësisë që të zgjidhen në mënyrë ligjore, në rrugë gjyqësore kombëtare apondërkombëtare.