Dokumente/ Miku i Ramës mes fituesve për Tunelin e Llogarisë
Bashkimi i operatorëve ekonomikë “iC Consulenten ZiviltechnikerGESmbh”, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, “ELEA iC d.o.o” dhe “IBEd.d svetovanje, projektiranje in inzeniring”, kompani inxhinierike regjistruarnë Slloveni, dhe “SEED Consulting sh.p.k”. dhe “InfraKonsult” sh.p.k., kompanilokale, është përzgjedhur si kompania fituese për projektin e metodologjisë përndërtimin e Tunelit të Llogarasë, njoftoi Ministria e Infrastrukturës dheEkonomisë.
Komisioni i Vlerësimit tëOfertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirëteknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për tërealizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
Sipas asaj që shkruan Lapsi.al, SEED Consulting sh.p.k – ethemeluar në vitin 2014, është një kompani që administrohet nga Alban Eftihimidhe Ylli Gjoni, si dhe ka për aksionarë Andi Eftihimin, Alban Eftihimi, AltinPremtin, Olsi Eftihimin dhe Ylli Gjonin.
Sipas portalit në fjalë, të gjithë këto janë bashkëortakë dhe nëkompani të tjera si ATELIER 4, Eco Point Albania, Seed Consulting dhe TechnicalBuilding Solutions.
Alban Efthimi njihet si miku i Edi Ramës dhe kompania “Atelier 4” si e preferuara e kreut të qeverisë e Bashkisë Tiranë.
Bashkëpunëtore e “Ateliar” 4 ka qenë në shumë raste edhe ReaXhillari, vajza e bashkëshortes së kryeministrit, shkruan Lapsi.al.
Shumë projekte në vend, që pas vitit 2013 mbajnë vulën e “Atelier4”. Me siguri as kësaj here nuk është e rastësishme që kompania ku AlbanEftihimi është aksioner e administrator, të jetë pjesë e konsorciumitfitues për Tunelin e Llogarasë.
Projekti i dytë në finalen egarës ishte një konsorciumi Italian SWS, një prej kompanive të të cilës kandërtuar tunelin më të gjatë në botë Itali-Austri.
Projekti i tyre parashikon ndërtimin e një ure me gjatësi 180metra dhe gjatësia e tunelit varion nga 5.7-6 kilometra. Por ky konsorciuam uskualifikua.
Më poshtë dokumentet e kompanisë së lidhur me Alban Efthimin, mikun e Edi Ramës:

