Rama, takim me kryediplomatin grek para largimit nga Athina
Gjatë qëndrimit në shtetin fqinjkryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim edhe me Ministrin e Jashtëm grek NikosDendias.
Lajmin e ka bërë me dije kryediplomati grek përmesnjë postimi në twitter ku shkruan se në mbyllje të Samitit “The Economist” pati mundësinë të takohet me kryeministrine Shqipërisë Edi Rama por pa treguar detaje nga biseda mes tyre.
Në darkën e punës në Athinë mes kryeministrit shqiptar dhehomologut grek Mitsotakis janë hedhur në tavolinë të gjitha çështjet e mbeturapezull mes dy shteteve.
Burimet bëjnë me dije se Rama dhe Mitsotakis kanë rënë dakord sepër ligjin e luftës, të drejtat e minoriteteve dhe çëshjte e detit duhet tëvijojë puna e dialogut, pasi prej vitesh këto çështje janë kthyer në tema tënxehta të politikës.
Edhe pse palët nuk kanë zbuluar detaje të shumta nga takimet,mesa duket dy Kryeministrat kanë reflektuar duke gjetur një rrugë tjetër për tëhequr përgjegjësinë politike nga debatet patriotike.
Rama: Shpesh këto marëveshje kthehen në çështje të nxehta nëpolitikën lokale. Unë kam një ide shumë të thjeshtë dhe shpresoj që sa mëshpejt të arrijmë dakortësi për të. Të mund të zgjidhim çështjen me ndihmën etë tjerëve, një palë e tretë që na ndihmon miqësisht ose më mirë përmes gjykatandërkombëtare.Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret ngapatriotët atje dhe këtu.
Për të diskutuar çështjet e tryezës së Athinës, ështëparashikuar prej ditësh një takim i ministrit të Jashtëm grek.
Pavarësisht se pas darkës së punës, në përshendetjen e funditmes Rama dhe Mitsotakis, ky i fundit la të nënkuptohet që do të shihen sërishsë shpejti në kryeqytetin shqiptar.