BOOM: Pronari italian i fasonerisë e heq punonjësin nga puna me një mesazh
Emisioniinvestigativ "BOOM" në Rtv Ora solli këtë të mërkurë denoncimin e shtetasitEmiljano Sadikja, icili për 9 muaj ka punuar në një fabrikë këpucësh në Elbasan, por është hequrnga puna vetëm me një SMS që i ka dërguar pronari, i cili ështështetas italian dhe prej kohësh ushtron aktivitetin në vendin tonë.
Emiljano Sadikja: Kam 9 muaj që punoj dhe u largova vetëm me 1 SMS ngapronari. Arsyeja e largimit ishte se shkova në zyrë dhe i kërkova tëna paguante sipas ligjit ditët e festave që punonim. Të na jepte shtesën,të na paguante pushimin vjetor. Po atë ditë ai më sjell një SMS që jepushuar nga puna. Si hidhet njeriu në mes të katër rrugëve vetëm se kërkoi tëdrejtën e tij?
Gazetarjae "BOOM" u takua me një një inspektore në Inspektoriatin e Punës qëështë në dijeni të çështjes, e cila thotë se në shumë pika punonjësi ka të drejtë, porky Inspektoriat ende nuk e ka përfunduar konkluzioninfinal të çështjes.
Vetëmnjë orë më pas gazetarja u kthye në Inspektoriat për të marrë përgjigjenzyrtare dhe ku rezulton se fasoneria ishte gjobitur për këtë shkelje në dëmtë punonjësit.