Rikthehet Pipero: Rritja e rasteve nga mosrespektimi i masave, nuk besoj se Bill Gates flet pa pasur argumente shkencore
Mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë për Ora Newsshprehet se duhet së paku 1.5 ose 2 vite që pandemia të vihet nën kontroll.
Sipas Piperos, krahas vaksinës duhen mbajtur edhemasat si distanca fizike apo maska.
Pipero: Virusi ka shumë të panjohura, por mendoj se duhet së paku 1.5 ose 2vite që pandemia të vihet nën kontroll. Unë nuk pres mrekulli nga vaksina,sepse krahas saj duhet të prevalojnë edhe masat si distancat fizike dhe maskat.Edhe nëse del vaksina para fundit tëvitit, kapacitet për ta prodhuar nuk janë kaq të mëdha. Sa kohë nuk kemi njëvaksinë, duhet të respektojmë masat e tjera efektive parandaluese. Unë nukbesoj se Bill Gates flet pa pasur argumente shkencore nga stafi i tij, ndërsaunë flas nga eksperienca e pandemive të kaluara në botë.
Pipero tha se pritej një rritje e numrit të tëinfektuarve dhe shtoi se kjo ka ardhur edhe nga mos respektimi i masave.
Pipero: Pas hapjes ne prisnim një rritje të numrit të të infektuarve, porekspozimi ka qenë shumë i madh gjatë verës. Unë nuk kam parë asnjë lokal nëTiranë apo qytetet të tjera, ku një tavolinë të jetë me karrige dhe një karrige,gjë të cilën e kam parë në Tetovë. Veçanërisht nga rinia nuk janë ruajtur masatmbrojtëse. Maska në shumë ambiente nuk është mbajtur dhe ata që e kanë e mbajnënën gushë ose nën hundë. Prandaj të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm sepse përgjegjësiaështë reciproke.
Për Piperon, shkollat u hapën në kohën e duhur dhe theksoise ditët e para do të jenë të vështira, por situata do të kthehet nënormalitet.
Pipero: Hapja e shkollave ishte në kohën e duhur, por të gjithë biem dakord sepa u hapur shkollat, nuk ka hapje të shoqërisë. Prandaj duhen respektuar disamasa bazike që të ndalohet përhapja e virusit në shkolla. Javët e para nëshkollë do të jenë të vështira. Ditët e para nuk janë të thjeshta. Por besoj seshumë shpejt situata do të jetë në normalitet. Dëgjova se 2-3 mësues kanërezultuar pozitivë me Covid-19.
Pipero theksoi se transmetueshmëria mes fëmijëve ështëshumë e ulur, por ne duhet të kemi kujdes për jetën e tyre.
Pipero: Jemi të qetë sepse transmetimi mes fëmijëve është shumë e ulët dhe mundësiapër sëmundje është e vogël. Llogaritet se midis fëmijëve 2% janë rastet që janëtë rënda. Parë këtë këndvështrim, edhe pse mundësia për t'u infektuar ështëshumë e vogël, ne duhet të kemi kujdes për jetën e tyre.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti