"Thashë më hodhën bombën", pronari i banesës mes lotësh kërkon rindërtimin e murit që i shembi furgoni i policisë

Një përplasje me një mjet tip"Audi" i furgonit të policisë kufitare në Pogradec, bëri që ky ifundit të dalë nga rruga dhe të përplaset me murin e kësaj banese në anë tërrugës duke e shembur plotësisht.

Pronari i saj Irjat Hyko, 52 vjeç, në atë moment ishte në gjumë.

Veç frikës që përjetoi, që fatmirësishtnuk solli pasoja fizike për të, tashmë do ti duhet të përballet me dëmet qëmbetën pas.

Mes lotëve ai kërkon ti rindërtohetbanesa, duke shtuar se do të bëjë roje dhe nuk do të lejojë largimin  nga aty të furgonit.

"Aksidenti ndodhi para dy orësh. Po flija.Thashë bomba, e hodhi ndonjëri. Kur dal… Kjo është banesa ime, jam punëtor krahu.Dëminë banesë është i madh,nuk më thanë asgjë. U bë, u bë. Nuk e ndërtoj dot.Të mëbëhet muri sot apo nesër. Do të rri roje, nuk e lë të lëvizë furgoni. Po tëkishte hyrë këtu mua do të më kishte vrarë".

Aksidenti u regjistrua pasditen e sotme, 16 shtator 2020.