Viti i ri shkollor, Kërpaçi: Veliajt i ra fasada, në Tiranë mësim me turne e dyndje nxënësish
Në një intervistë për Ora News, Floida Kërpaçi e LSItha se u bë një eksperiment dashakeqës dhe i ligë për të rinjtë, ku shumë prejtyre nuk patën mundësi që të aksesonin mësimin online.
Ajo u shpreh se propaganda flet dhe thotë që i kemimarrë të gjitha masat dhe çdo gjë është shkëlqyer, por mjafton gjimnazi “IsmailQemali” dhe gjimnaze të tjera, apo në shkollat 9 vjeçare ku ka dyndje të mëdha tënxënësve e të prindërve të tyre.
Floida Kërpaçi: U bë një eksperiment dashakeqës dhe i ligë për të rinjtë, ku shumë prejtyre nuk patën mundësi që të aksesonin mësimin online, sepse ishte njëeksperiment. Dikush bënte mësimin në një platformë, dikush në whatsapp, dikushfizikën me Viber dhe forma të ndryshme që kishin mundësi ti përballoni vetëmësuesit dhe vetë prindërit. Por nga ana tjetër vështirësia dhe theksi u vu tese çfarë do të ndodhë me vitin e ri shkollor. Si do të fillonte, si do tëmenaxhohej, si do të garantohej higjiena, si do të garantohej cilësia emësimdhënie, gjë që duket që çedon.
Viti i rishkollor jo që nuk na bind neve, por sepse ne shikojmë realitetin përtejpropagandës. Propaganda flet dhe thotë që i kemi marrë të gjitha masat dhe çdogjë është shkëlqyer, sepse ne jemi rasti unikal, që në të gjithë botën ne duhettë na marrin shembull. Ndërsa realiteti, mjafton të shkojmë te gjimnazi “IsmailQemali”, në gjimnaze të tjera, në shkolla 9 vjeçare të shikojmë dyndjet e mëdhaqë janë të nxënësve, të prindërve të tyre.
Kërpaçi shtoi se Tirana është një qytet që ka vëmendjenmë të madhe në këtë aspekt, por nuk është arritur kujdesi dhe siguria shëndetësore.
Floida Kërpaçi: Tirana është një shembull, se mund të diskutojmë edhe qytete të tjerase sa është garantuar higjiena. Tirana ka vëmendje më të madhe dhe duhet tëjetë edhe shteti të jetë i vendosur në dispozicion të plotë për të garantuar tëdrejtën për kujdes shëndetësor dhe që të ndihen të sigurt, jo vetëm nxënësitdhe të rinjtë, por edhe familjet e tyre, gjë që nuk është arritur. Pra kemi njëqeveri edhe një Ministri të Arsimit, që çdo gjë e bën për propagandë, e bën përshow dhe e bën për të treguar që ne këtë gjë e arritëm, por në fakt nuk ështëarritur asgjë. Sepse e vërteta qëndron te propaganda. E para të flasim përturmat dhe grumbullimet që zhvillohen dhe që janë jashtë shkollës. E dyta,shqetësim shumë madhor është mësimi me disa turne. Deri më sot kishim mësim me dy turne në Tiranë, edhe pse është premtuar nga kryeministri,është premtuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe çdo njeri tjetër që ështëpjesë e kësaj qeverie dhe e kësaj force politike, që nuk bën gjë tjetër përveçse propagandë.
Sipas Kërpaçit, u premtua se nuk do të ketë mësim medy turne, por faktikisht vazhdohet të ketë mësim me turne.
Floida Kërpaçi: U premtua që nuk do të kishte më mësim me dy turne në Shqipëri, por faktikisht ne vazhdojmë të kemi mësim me turne. Si pasojë e mos realizimit të këtij premtimi, sot jo vetëm që jemi të detyruar që të kemi mësim me turne për shkak të pandemisë, por kemi mësim edhe me 4 turne, 2 turne paradite, edhe ka nxënës që u duhet të shkojnë në 2 turnet e pasdites, duke mbaruar në 8 të darkës. Pra më thoni pak, ku e arrijmë ne cilësinë e mësimdhënies në orën 8 të darkës?