Alarm nga ndotja në Tiranë, Bashkia nuk jep zgjidhje, shton lejet e ndërtimit
Ndotjanë kryeqytet ka marrë përmasa alarmante. Qytetarët shprehen të shqetësuar dhefajësojnë institucionet për keqmenaxhim. Në këtë situatë bashkia e Tiranës nëvend të marrë masat, shton lejet e ndërtimit.
Rreth 23% e vdekjeve në vendin tonë shkaktohen sipasojë e ndotjes mjedisore me një diferencë prej 10 % krahasuar me mesatareneuropiane e cila është 13%.
Një studim i Agjencisë Europiane të Mjedisit e karenditur vendin tonë të dytin në Evropë, pas Bosnjë Hercegovinës, për sa itakon vdekshmërisë nga ndotja, të dhëna këto të raportuara për herë të funditnë vitin 2012 pasi deri atëherë disponojnë të dhëna.
Por situata është bërë edhe më alarmante, bazuar kjoedhe në raportin e një muaji më parë të CoPlan, ku thuhet se ndotja e ajrit nëkryeqytet është disa fish me e lartë se normalja.
Vetë qytetarët të shqetësuar shprehen se kjo vjennga numri i lartë i automjeteve që qarkullojnë dhe keqmenaxhimi i institucioneve.
"Kurshkatërron natyrën, ajo shkatërron shëndetin."
"Ika prishë të gjitha rrugët ky Lali."
Për të ulur sadopak nivelin e ndotjes atarekomandojnë përdorimin e biçikletave.
"Mebiçikleta më mirë."
Pavarësisht se shifrat janë alarmante dhe në rritje,në vend që të ofrohet një zgjidhje, ndërtimi i pallateve në Tiranë vazhdon pakriter dhe me hapa të shpejtë.