KED refuzon kërkesën e Ardian Dvoranit për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka refuzuar kërkesën e Ardian Dvoranit për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit
"Anëtarët e KED u shprehën se nuk hyn nëveprimtarinë dhe kompetencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vendimmarrjae kërkuar me anë të “Njoftim Qëndrimi“ të përcjellë nga Z. Ardian Dvorani"thyhet në njoftimin zyrtar të KED pas mbledhjes së kësaj të mërkure.
Presidenti Meta e kishte cilësuar më herët këtë kërkesë antikushtetuese.
"Përfshirja nërend dite dhe shqyrtimi i një çështjeje që në thelb është e zgjidhur dhe që nukështë kompetencë e KED-së. Para së gjithash është kapërcim kompetencash dhepërbën shkelje të parashikimeve të Kushtetutës dhe ligjit që sjell implikimeligjore si për anëtarët e KED-së, ashtu dhe për vendimmarrjen e këtijorgani".
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, kishte kërkuar kthimin si anëtar i Këshillit tëEmërimeve në Drejtësi, pasi KLGJ deklaroi mbarimin e mandatit të tij me kërkesëtë Presidentit të Republikës.
Në një letër të dërguar kryetares aktuale të KED, Vitore Tusha në gusht të këtij viti, Dvorani shprehej se mbarimi i mandatit të tij në Gjykatën e Lartë, nuk e pengon në cilësinë e tij si anëtar i KED.
Dvorani, i cili tashmë është gjyqtar i ApelitAdministrativ, vë në dukje boshllëkun në ligje dhe në kushtetutë në lidhje mekëtë çështje duke theksuar se baza ligjore aktuale nuk ka asnjë rregullimkonkret dhe të shprehur, në lidhje me rastet kur anëtarë zëvendësues të KED,gjatë vitit kalendarik të mandatit ndryshojnë funksionin të cilin kanë pasur nëmomentin e realizimit të shortit nga i cili janë zgjedhur.
Për këtë arsye, Dvorani shprehet se ndryshimi i detyrës sëtij nga gjyqtar në Gjykatën e Lartë në anëtar të Apelit administrativ, nuksjell asnjë pasojë në mandatin e tij 1-vjeçar si anëtar i KED deri në fund tëkëtij viti.