Vizita në Greqi, Pollo-Ramës: Dukesh si cirk lëvizës, ndërton arritje imagjinare diplomatike
Ish ministri dhe ish deputeti democrat Genc Pollo, përmes një statusi në Facebook, reagon pas vizitës në Greqi të kryeministrit Edi Rama.
Ai ekonsideron kryeministrin si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përparanë Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë.
SipasPollos, njësoj siç bën me projektet 3D në Shqipëri për të fshehur dështimin eqeverisjes, njësoj edhe do të ndërtojë arritje imagjinare diplomatike.
Reagimi i plotë i Genc Pollos:
Propagandëe vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit mevideo montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekteimagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhearritje imagjinare diplomatike.
Ipandashëm nga propaganda e gënjeshtra, Rama duket thjesht si një cirklëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si liderglobal në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që ebëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazine harresës.
Varfëria,kriza ekonomike dhe mungesa e nje plani konkret per përballimin e pandemisëjanë e vërteta qe dhemb dhe qe rendon ne kurrizin e shqiptareve. E që nuk ezgjidhin dot shetitjet dhe e farfuritjet diplomatike te Edi Ramës!