Vetëm dy ditë pas nisjes së shkollës, një grup nxënësish në Fier pozitivë me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2020, 17:24
Një grup nxënësisht të një shkolle private dhe dy shkollave publike në qytetin e Fierit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Bëhet fjalë për shkollat publike “Naim Frashëri” dhe ”Penellopi Piro”.
Sipas asaj që mëson Ora News, të gjithë nxënësit janë karantinuar në banesat e tyre ndërsa gjendja shëndetësore shfaqet stabile.
Rastet në fjalë vijnë vetëm dy ditë pas fillimit të sezonit të ri shkollor çka ngre dyshime mbi protokollet dhe masat e marra nga Ministria e Arsimit.
Më herët, një mësuese e kësaj shkolle rezultoi pozitive me Koronavirus çka rriti edhe shqetësimin te prindërit e nxënësve.