Kryenegociatori Mazi takohet me Varvitsiotis, në fokus bashkëpunimi në procesin e integrimit

Ditën esotme (16 shtator) Kryenegociatori për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisënë Bashkimin Evropian, Zef Mazi, u takua me Ministrin e Jashtëm Përplotësues tëRepublikës Greke, Varvitsiotis.

Mazi dhe Varvitsiotiszhvilluan konsultime për bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadrin e integrimit të Shqipërisënë Bashkimin Evropian.

Dy zyrtarëte lartë diskutuan ndikimin e vendimit pozitiv të Këshillit Evropian në mars2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Duke e përshkruaratë si një vendim madhor, historik, për Shqipërinë, Kryenegociatori theksoi seShqipëria vazhdon të përmbushë konkluzionet e Këshillit me përgjegjësi dhevendosmëri edhe më të madhe për të dhënë rezultate.

"Falenderoj ministrin Varvitsiotis përmbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme të Greqisë për arritjen e konsensusitnë takimin e Këshillit në Zagreb për hapjen e negociatave me Shqipërinë dheMaqedoninë e Veriut. Kjo na ka dhënë një impuls për të rigjallëruar përpjekjettona për të ecur përpara me vendosmëri dhe angazhim të plotë drejt hapittjetër, atë të miratimit sa më shpejt të jetë e mundur të kornizës negociuesepër vendin si dhe për organizimin dhe mbajtjen e Konferencës ndërqeveritarekëtë vit.

Qeveria dhe populli shqiptar e vlerësojnë shumë mbështetjen e Greqisë. Ne kemi ura të shkëlqyera komunikimi-  si minoritetin grek në Shqipëri dhe shqiptarët të cilët jetojnë në Greqi dhe të cilët janë integruar në mënyrë të shkëlqyer.  Ne diskutuam me ministrin lidhur me përmbushjen e reformave të shtetit të së drejtës, të cilat janë shumë të rëndësishme për BE-në dhe shtetet anëtare si dhe për Komisionin.

Shpresojmë që sukseset, rruga e ndjekur deritani do të vazhdojë. Por, ne shpresojmë që edhe BE-ja të njohë atë që Shqipëriaka bërë deri tani dhe atë që synon të bëjë në të ardhmen. Diskutuam edhe përzbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes dy Ministrive të Jashtme me qëllimqë t’i japim një shtysë procesit të integrimit të vendit në BE."

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord të vijojnë kontaktet e ngushta, përfshirë duke mbikëqyrur zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për Përshpejtimin e Procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE, për të vazhduar diskutimin mbi çështjet e lidhura me BE-në, përfshirë mbështetjen politike për Shqipërinë për të hedhur hapin tjetër të mëtejshëm në rrugën e BE-së, si dhe për të dhënë mbështetje teknike për negociatat e ardhshme.