Krimi godet në zemër të Shqipërisë, Bardhi: Pasojë e politikës së Ramës ‘hëngshin kokat e njëri-tjetrit’
Sekretarii Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi reagon pas ngjarjeve tërënda kriminale që tronditën vendin 24 orë më parë.
Përmesnjë deklarate për mediat, Bardhi thekson se shteti që ka ndërtuar Edi Ramaështë shteti i gangsterëve.
Atentatine djeshëm në Tiranë ku mbeti i plagosur Preng Gjini, Bardhi e quanakt-terrorist dhe sipas tij ngjarje të tilla vijnë pas deklaratës sëkryeministrit “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.
“Një politikë e tillë ka lënë krimin të lirë të bëjë çfarë tëdojë, kur të dojë dhe si të dojë, duke bërë viktima të luftës së tyre edhefëmijët, siç ndodhi mbrëmë në aktin mafioz-terrorist në Tiranë”, shprehet ndërtë tjera numri dy i PD.
Deklaratë e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi:
“Shteti që ka ndërtuar Edi Rama është ai i gangsterëve. Bandat vriten në mes të kryeqytetit, në mes të ditës dhe kriminelët nuk kapen, sepse Edi Rama ka dështuar si kryeministër.
Goditja mafioze, e përjetuar nga shumë qytetarë si një sulmterrorist në një nga qendrat më të populluara të Tiranës, është pasojë epolitikës së Edi Ramës ‘hëngshin kokat e njëri-tjetrit’.
Një politikë e tillë ka lënë krimin të lirë të bëjë çfarë të dojë,kur të dojë dhe si të dojë, duke bërë viktima të luftës së tyre edhe fëmijët,siç ndodhi mbrëmë në aktin mafioz-terrorist në Tiranë.
Politika ‘hëngshin kokat e veta’ e ka burimin tek pakti i EdiRamës me krimin, i cili është burimi i pasigurisë së qytetarëve.
Kryeministri në ikje ka dështuar me vendosjen e rendit dhesigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet, duke patur ortak krimin dhebandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnënë këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.
Shumë nga kriminelët që vriten rrugëve kanë marrë leje, licensa,marrin tendera, ndërtojnë pallate, ku pastrojnë paratë e trafikut të drogës.Janë këto para me të cilat financohet fushata e pistë elektorale dhe qendriminë politikë i Edi Ramës.
Kjo nuk është histori e sotme! Është historia 22 vjeçare e Edi Ramësnë politikë. Ai ka punuar me krimin, e ka mbrojtur krimin, e ka pasuruarkrimin!
Këtu gjendet edhe përgjigja përse vrasjet, shpërthimet me tritol,atentatet mafioze nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden.
Tek qytetarët sot mbizotëron opinioni se shteti mungon dheterritori është lënë nën thundrën e krimit, duke krijuar një situatë tëpërkeqësuar për sigurinë e jetës së tyre. Çfarë bën Edi Rama për të këtëgjendje? Ble një makinë të re të fjalës së fundit për Ministrin e tij tëBrendshëm.
Duke zgjedhur spektaklin e luksit, në vend që të bëjë detyrën përtë garantuar rend dhe siguri, Sandër Lleshaj nuk ka asnjë ndryshim ngagangsterët që lëvizin nëpër rrugë me makina superluksoze, ose të vjedhura, osetë blera me para nga aktiviteti kriminal.
Ministri sillet si bandit, duke e angazhuar Policinë e Shtetit nëluftë me qytetarët dhe jo me krimin. Policia përdoret për të dhunuar opozitën,protestuesit, studentët, naftëtarët, që protestojnë për të drejtat e tyre, porështë kokëulur përballë krimit, sepse është e tradhëtuar nga kupola drejtuesepolitike e Policisë së Shtetit.
Fjalët ligj, rend, siguri nuk kanë asnjë lidhje me këtë qeveri.Ajo ka dështuar në zbulimin e të gjitha vrasjeve të bujshme dhe nuk ka çuarpara drejtësisë qoftë edhe vetëm 1 bos të trafikut të drogës.
Kjo qeveri nuk ka më asnjë ofertë të mirë për qytetarët.
Qytetarët e refuzojnë politikën e Edi Ramës ‘hëngshin kokat enjëri-tjetrit’.
Në këtë gjendje të vështirë ekonomike, sociale, psikologjike dhepolitike qytetarët kanë nevojë për një qeveri që nuk flirton me krimin, nukështë në ortakëri me trafikantët e drogës, nuk mbahet peng nga paratë e pistatë krimit të organizuar.
Qeveria e PD, e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, do të ketë rendindhe sigurinë publike prioritet kryesor të saj. Kush është për burg, do tëshkojë në burg! Ligji nuk do të tregojë mëshirë për askënd që cënon jetën,pronën dhe sigurinë e qytetarëve!”