Rinas, ambasada gjermane dhuron pajisjen moderne për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara
Një pajisje moderne për të evidentuar dhe ndëshkuar veprimtarinë e paligjshme në fushën e falsifikimit të dokumenteve është prezantuar në Rinas.
Paraditen e sotme, në Komisariatin e Policisë Rinas, gjatë një ceremonie,zv/ambasadori i Gjermanisë në Tiranë z.Jannis von Oy i ka dorëzuar Drejtorit të Departamentit për Kufirin dheMigracionin Eduart Merkaj, një pajise bashkëkohore moderne që do të përdoretnga ana e Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit, për ekzaminimin edokumenteve të udhëtimit.
Pajisja VSC është dhuratë nga ambasada gjermane për Policinë Kufitare, nëvijim të mbështetjes së dhënë edhe më parë nga Policia gjermane, në logjistikëdhe automjete për Departamentin e Policisë Kufitare.
Komisariati i Rinasit, nga viti 2017 deri në vitin 2020, gjatëkontrolleve në hyrje dalje ka evidentuar 546 dokumente udhëtimi tëfalsifikuara.
Kjo pajisje për ekzaminimin e dokumenteve është e teknologjisë së fundit dhe do iu vijë në ndihmë punonjësve të Policisë Kufitare gjatë kontrolleve dhe ekzaminimeve të dokumenteve të udhëtimit, në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë.
