Dy vëllezër shqiptarë në trafikut të kokainës nga Belgjika e Holanda drejt Italisë

13persona janë arrestuar në Itali me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës nëorganizim kriminal. 

Grupipërbëhej nga 11 shqiptarë e një çift italian i moshës 52 e 56 vjeç. 

Organizimikriminal ishte i strukturuar mirë me degëzime në territorin verior e qendror tëItalisë.

Nëkrye të tij i qëndronin dy vëllezër shqiptarë me banim në provincën e Firencestë cilët menaxhonin trafikimin e sasive të mëdha të drogës tip kokainë ngaBelgjika e Holanda drejt Italisë.

Transportii kokainës u besohej çiftit italian të cilët përdornin automjete të modifikuarapër fshehjen e drogës.

Pasmbërritjes në Itali kokaina magazinohej në provincën e Bergamos e Breshias eshpërndahej më pas për të furnizuar tregjet ilegale të shitjes në Ferrara,Venezia, Monza, Brianza, Bolzano, Alessandria, Pistoia, Bologna e Varese.

Hetimet e operacionit kanë nisur në gusht të 2019 pas sekuestrimit të 15 kg kokainë.

Shqiptarët e arrestuar janë të gjithë me banim në Itali e të moshës nga 26 vjeç deri në 40 vjeç.