Zjarret përfshijnë edhe Delvinën e Himarën, banorët kërkojnë helikopterin për shuarjen e flakëve

Një vatër e re zjarri është shfaqur në fshatin Kopaçëz, në Delvinë.

Zjarri vijon prej disa orësh, i favorizuar edhe nga erërat e forta.

Banorët dhe Shërbimi Zjarrfikës po përpiqen të vendosin flakët nën kontroll.

Zjarret kanë përfshirë edhe fshatin Nivicë, në Himarë, atje ku situata vazhdontë rëndohet që nga mëngjesi.

Banorët kërkojnë ndihmën e një helikopteri për shuarjen e flakëve, teksa zjarrfikësja ka mbërritur 2 orë me vonesë.

Lexo edhe:

https://www.oranews.tv/shqiperia-ne-flake-te-pakten-15-vatra-te-medha-zjarri-ne-48-ore/