Kishin kërkuar azil në vendet e BE, riatdhesohen 25 shqiptarë
As bllokimi i rrugëvepër shkak të pandemisë së Covid-19 nuk I mban dot shqiptarët larg BashkimitEuropian.
Vetëm ditën e sotme janëriatdhesuar në Rinas 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishinshkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.
Sipas njoftimit të policisë,operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe përgjatë muajve shtator,tetor e nëntor.
Njoftimi i Policisë:
Rinas - Riatdhesohen 25shtetas që kishin kërkuar azil në vendet e BE-së
Sot u riatdhesuan nëRinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullate qëndrimit në hapësirën Schengen.
Ky operacion ështëzhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me tëcilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me njëeskortë të Policisë shqiptare.
Operacione të tillariatdhesimi do të vijojnë edhe përgjatë muajve shtator, tetor e nëntor.
Policia e Shtetit apelonpër të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, tërespektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos kërkojnëazil, pasi shanset për ta fituar janë zero.
Policia Kufitare do të vijojë kontrollet rigoroze në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe do të forcojë kontrollet në kufirin e gjelbër duke shtuar patrullimet.
