Çfarë përfaqëson Besa Shahini?
Besa Shahini mund të mos ketë qenë vërtet ministrja më e keqe e Ramës mundtë mos ketë qenë e korruptuar, mund të mos ketë krijuar ndonjë skandal apo tëketë sjellë ndonjë dëm të madh në Ministrinë e Arsimit, por ajo sidoqoftëpërfaqëson llojin e funksionarit tipik që ky pushtet preferon. Ku më pak e kumë shumë, ajo ishte si shumë të tjerë në qeverinë apo qeveritë Rama: një kukulladministrate, e përzgjedhur pikërisht për të mos bërë asgjë. Dhe vërtet ajo eka kryer “me sukses” detyrën e saj.
Përveç arrogancës fëmijërore të herëpashershme në përpjekje për të vendosurartificialisht autoritetin e munguar, ajo do të mbahet mend vetëm përpaaftësinë për të mbrojtur punën e saj në Parlament, si në rastet kur largohejnga komisioni në pamundësi për t’iu përgjigjur pyetjeve. Sigurisht, aftësia përtë mos bërë asgjë nuk është pak për një qeveri që gjatë këtyre viteve i kashpenzuar sfilitshëm bateritë në mbylljen dhe mbulimin e skandaleve. Për këtë,por edhe detyra të tjera në funksion të pushtetit, ajo u vlerësua mesuperlativa nga shefi i saj pas largimit nga detyra.
Besa ka spikatur në mosrealizimin e plotë të kërkesave të studentëve,protesta e të cilëve u shua brutalisht, nëpërmjet mekanizmave korruptues,përçarës, shantazhues e kërcënues të pushtetit. Jo vetëm kaq, por ajo ka ndihmuarnë përkeqësimin e përfaqësueshmërisë së studentëve në zgjedhje, që ishte edhenjë nga kërkesat kryesore të tyre. Përjashtimi i shumicës së studentëve ngazgjedhjet në universitete, duke i zhvilluar ato gjatë pushimeve, është një“mrekulli” shqiptare, e mundësuar natyrisht edhe me përkrahjen e ministrisë.
Por Besa ka shkëlqyer gjithashtu edhe me akte të tilla të paprecedenta si aii vendimit për shkarkimin e ish-rektorit të Tiranës. Natyrisht, vendimi nuk uzbatua dot, por gjithsesi guximi i saj për të shkarkuar drejtuesin e njëinstitucioni të pavarur, i cili, për më tepër, zgjidhet me votë (në një kohëkur vetë Besa ka ardhur në detyrë me emërim) është diçka mbresëlënëse, qëkërkon një nivel të admirueshëm papërgjegjshmërie, tipike për funksionarë tëtillë burokratë, pa vullnet personal.
Pikërisht kjo e bën profilin e saj të preferuar. Liderë me mendësitotalitare si Rama kërkojnë gjithmonë vartës pa profil politik, pa pushtet dhemundësisht pa kredenciale publike. Ata zgjedhin të bashkëpunojnë vetëm meburokratë të bindur e të zellshëm, të pakursyer për të zbatuar vullnetin eshefave. Për këtë arsye, Rama ka emëruar masivisht emra të tillë si: BesaShahini, Lindita Nikolla, Sandër Lleshi, Belinda Balluku, Gent Caka, SenidaMesi, Etilda Gjoni etj. Ai kërkon një qeveri ku ministrat shndërrohen nëzgjatime të vullnetit të tij të padiskutueshëm.
Kompleksin e mospërfaqësimit politik ish-ministria e përcolli pa dashur edhevetë, gjatë takimit të saj të lamtumirës me Kryeministrin. Duke dashur tëreplikojë ndaj atyre që, sipas saj, e kanë konsideruar një ministre tëkarakterit teknik, ajo konfirmoi se është sjellë me përgjegjësi politike, dukeveçuar faktin se e ka lajmëruar Kryeministrin që në korrik për largimin e saj.
Në fakt, as ajo dhe as të tjerët nuk janë ministra politikë, për faktin ethjeshtë se nuk vijnë nga një karrierë politike dhe as janë votuar për të qenënë qeveri. Por ata nuk janë as ministra teknikë. Qeverisja teknike jo vetëm qëdrejtohet nga teknicienë me kredenciale të mirënjohura në fushat e tyre, poredhe orientohet mbi bazë të kushtëzimeve që imponon puna në terren. Qeveria eRamës as që ka terren fare dhe nuk ka asnjë projekt, qoftë edhe teknik, mbisfidat reale që ka vendi. Ajo ka vetëm një projekt: Pushtetin – dhe dikasteretfunksionojnë më shumë si zyra piari, sesa si institucione që prodhojnëpolitika.
Megjithatë, gjatë dy mandateve qeverisje, Rama nuk ka mundur të gjejë kararme ministrat. Ndryshimet e shpeshta të qeverisë janë dëshmi të faktit që gjëratkanë shkuar si mos më keq. Ideja për një rikompozim të qeverisë, e hedhurtashmë 7 muaj para zgjedhjeve, pas 7 vjetësh qeverisjeje (ndërsa Shahini dheLleshaj e kanë pohuar vetë largimin) tregon se ky pushtet po përpiqetdëshpërimisht të mbahet duke krijuar më kot idenë se diçka po ndryshon.
Në fakt, asgjë nuk po ndryshon dhe nuk mund të ndryshojë për sa kohë nukndryshon burimi i problemit. Për sa kohë ministrat janë vetëm zgjatime tëKryeministrit, asgjë nuk mund të ndryshojë duke ndërruar zgjatimet. Qeveria eka fare të lehtë të ndërrojë besat, duke vazhduar të bëjë të njëjtën gjë,ndërkohë që pushteti është bjerrë plotësisht.
Nga ky këndvështrim, largimi i Besa Shahinit nuk përbën asnjë lajm.