"Deti"në gjykatë ndërkombëtare, Krisafi: Pranon apo jo Greqia, Shqipëria të përgatitet, ta mbajë si gur rezervë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare njëkohësisht edhe anëtar i grupit negociator me Greqinë për çështjen e kufirit detar, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi,  e cilëson lajm  të mirë propozimin e kryeministrit Edi Rama për t'ja besuar zgjidhjen e kësaj çështje një gjykate ndërkombëtare.

Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Fjorela Beleshi,ai thotë se çështja e kufirit detar është një çështje shumë e ndjeshme dheprecedenti i 2009 me të drejtë sipas tij ka krijuar një lloj frike te shqiptarëtsa herë që diskutimet për detin dalin në skenë.

Krisafi: Është e vështirë se kemi të bëjmë me kufij shtetërorë, kufijtë nuk janë gjë e thjeshtë që i vendos sot dhe i rregullon nesër, pasnesër. Janë limitet maksimale të shtrirjes së sovranitetit dhe juridiksionit të shteteve në raport me njëri-tjetrit. Gjithmonë caktimi i vijave të kufirit ka kërkuar shumë punë, shumë vullnet, shumë përpjekje dhe domosdoshmërinë e respektimit të disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare që garantojnë objektivitetin dhe paanshmërinë e përcaktimit të tyre. Në këtë rast këto vështirësi janë akoma më shumë.Të dy kanë pas vetes një histori që flet për keq. Territoret shqiptare që nga koha kur nisën të krijohen shtetet e para nacionale në Ballkan nisën të rrudhen, ndërsa të tjerët zmadhoheshin.

Kjo ka injektuar një frikë të natyrshme te shqiptarët.Kapakun kësaj frike ja vë 2009. Ajo që u tentua të bëhej marrëveshje në 2009 është një shembull tipik se çfarë ndodh dhe çfarë pasojash prodhohen kur shkelen parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe në negociatat e zhvilluara mes palëve nuk respektohen disa parime të rëndësishme që duhet të rregullojnë marrëdhëniet mes shteteve. Vijat e hequra nga marrëveshja e prillit 2009 tentuan ti marrrin Shqipërisë 354.4 km katrorë sipërfaqe detare, që është diçka shumë e rëndësishme.

Duke pasur parasysh dhe këtë përvojë që u sanksionua me një vendim të Kushtetueses në 2010 bën që shqiptarët të jenë pesimistë për atë çka thuhet dhe çfarë bëhet. Lajmi që erdhi që Kryeministri shqiptar i ndodhur në Athinë u takua me kryeministrin grek i propozoi ti besohet një pale të tretë është një lajm  shumë pozitiv.

Lexo dhe: "Zgjidhja për Detin" në Gjykatë Ndërkombëtare, Rama: Shmang patriotizmat

E ndërsa qeveria greke në njoftimin për mediat lidhur metakimin e Kryeministrit  KyriakosMitsotakis me homologun shqiptar Edi Rama insiston te zgjidhja e kësaj çështjepërmes dialogut.

Por Krisafi thotë se tentativat për ta zgjidhurkufirin detar  në rrugë dypalëshe nuk kanërezultuar të suksesshme.

Krisafi: Secila palë ka vullnetin e vet.Askush nuk ka të drejtë ti imponopjë palës tjetër vullnetin e saj. Më pëlqen shumë dhe më duket atraktiv propozimi i kryeministrit shqiptar pasi tentativat për ta zgjidhur në rrugë dypalëshe nuk kanë rezultuar të suksesshme, i referohem 2009, u cënuan parimet e barazisë sovrane mes shteteve, u cënua parimi i respektimit të terësisë territoriale dhe sovranitetit shtetëror të shteteve, u cënua parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme, u cënuan shumë parime të tjera të sanskionuara nga e drejta ndërkomnbëtare në përgjithësi apo e drejta e traktateve në veçanti.

Derisa u provua që ajo marrëveshje nuk e dha rezultatin që dëshirohej, përkundrazi dha një rezultat shumë të keq. Po kështu duke pasur parasysh se çfarë ndodh në marrëdhëniet shqiptaro-greke, marrëdhëniet zyrtare nuk janë në pajtim të plotë me marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve që kanë jetuar në jetë të jetëve në miqësi dhe fqinjësi me njëri-tjetrin. Marrëdhëniet zyrtare, marrëdhëniet e politikës që ndjekin qarqet politike kanë qenë marrëdhënie, koston e të cilave e ka paguar pala shqiptare.

Pikërisht këto marrëdhënie jo fort të mira zyrtare mes dyfqinjëve sipas Prof. Dr. Ksenofon Krisafi bëjnë që pala shqiptaretë jetë dyshuese, duke sjellë në vëmendje edhe faktin se Greqia ka akoma nëfuqi ligjin e luftës.

Krisafi: Kjo situatë në të cilën ndodhen marrëdhëniet shqiptaro-greko ka indicie për dyshime. Pala greke mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, shfaqet dhe rishfaqet kohë pas kohe kur ka ndonjë problem në këto marrëdhënie dhe merr trajta të shëmtuara. Del dikush, qoftë edhe ndonjë përfaqësues i ndonjë force ekstremiste, vesh një uniformë gjenerali dhe paraqitet në kufi dhe i tregon Shqipërisë sa topa dhe tanke ka Greqia. Kujt i shërben kjo? Siç ka Greqia, ka edhe Shqipëria. Lufta ka dalë jashtë ligjit, shtetet duhet të veprojnë me mjete paqësore, ndër të cilat bisedime dypalëshe apo shumëpalëshe zënë vendin  kryesor. Në këto rrethana, për ti relaksuar dhe negociatat mes palëve është mirë që çështja ti besohet një gjykate neutrale që do të operojë mbi bazën e fakteve dhe provave që do ti ofrohen nga palët përkatëse.

Por sa e përgatitur është Shqipëria nëse Greqia i jep"OK" propozimit të Ramës?

Krisafi: Janë çështje që zgjidhen rast pas rasti, nuk mund të themi as që është e përgatitur, ashtu siç nuk mund të themi që nuk është e përgatitur. Askush nuk të vë litarin te fyti dhe të thotë nisu në ngjykatë. Do të kesh në dispozicion të gjithë kohën e nevojshme për tu përgatitur. Është momenti që pala shqiptare pavarësisht nëse pala greke do të pranojë, është mirë të përgatitet, ta mbajë si gur rezervë. Atje shkon nëse duan të dyja palët dhe duhet një marrëveshje. Ja caktojnë këto limitet e veprimtarisë dhe kompetencës gjykatës. Ndaj së pari secila palë duhet të punojnë veç e veç dhe pastaj të diskutojnë e njëra-tjetrën.

"Deti"duhet t'u besohet ekspertëve

Krisafi mendon njësoj si Rama edhe kur bëhet fjalë për riformatimine grupit negociator.

Krisafi: Është momenti që autoritetet përkatëse të rikompozojnë delegacionin. Fakti që kanë një pozicion në administratën shtetërore i bën vunerabël, të prekshëm. Që kjo të mos ndodhë është rasti të zgjidhen njerëz jashtë administratës dhe ofiqeve që të veprojnë me vullnetin e tyre të lirë si profesionistë. Ka plot shqiptarë të mençur  jo vetëm në Shqipëri por edhe në trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo në botën perëndimore. Është momenti që këta duhen thirrur. Jam i sigurt që janë të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.

Por a duhet të përfshihet dhe opozita në grupin negociator?

Krisafi: Nuk ka asgjë të keqe që në grupin negociator të ketë edhe nga opozita, ka specialistë të përkryer. Deti, toka dhe Shqipëria nuk është e kësaj mazhorance që është sot dhe nuk do të jetë nesër, ose le të jetë si ta vendos populli, por është e të gjithëve, edhe atyre që janë në opozitë dhe do të jenë nesër në pushtet.

Lidhur me problemin e ishujve, Krisafi thotë se Greqia në marrëveshjen me Italinë e ka trajtuar këto çështje dhe kjo përvojë nuk ka arsye të  mos përdoret.

Krisafi: Po tu referohemikëtyre zgjidhja është e lehtë. Jam i bindur se deklarimi i kryeministrit grek ështënë përputhje me vullnetin e palës greke,  një deklarim i përgjegjshëm dhe në përputhjeme përcaktimin e nenit 3 të Konventës Montego Bei për të drejtën e detit që u jep mundësi të gjithë sheteve që lagen nga ujërat detare ta shtrijnë gjerësinë  e ujërave të tyre territoriale deri në 12 milje detare por ky veprim do të ndërmerret aty ku është e mundur, që nuk prek interesat e një shteti tjetër. Ka ishuj dhe në ujërat që lagin brigjet shqiptare dhe greke dhe duhentrajtuar duke u dhënë nëse duhet tu jepet aq det territorial salejon përvoja ndërkombëtare, precedentët gjyqësore apo marrëveshjet që kanë lidhur shtete të ndryshme me njëri-tjetrin. Diskutohet shumë për një cekinë, një shkëmb, Barketa në ngushticën e Korfuzit. Deri në këtë moment ka shërbyer si pikë orientuese për  vijën e kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë në detin Jon në atë zonë. Në marrëveshjen e 2009 u bë një gjë e çuditshme, shërbeu si piokënisja e kufirit shetëror grek në drejtim të Shqipërisë dhe mesorja nga bregu shqiptar te bregugrek nuk do të matej më nga toka e Korfuzit dhe toka e Ksamilit por do të matej nga toka e Ksamilit dhe Barketa, cekina e pleshtit.

I pyetur sa ka ndikuar në procesin e negociatave me Athinën, zbulimi i hidrokarbureve në detin Jon, ai jep këtë përgjigje:

Krisafi: Këtë se di njeri por parimisht dihet se ka rezerva hiodrokarburesh në shtratin e detit dhe nënëtokën e shtratit të detit. Edhe në këto rajone që është ndezur kjo polemikë duhet të ketë. Specialistët  thonë se ai baseni naftëmbajtës dhe gazmbajtës i  Patos-Marinzës mund të shtrihet edhe në shtarin e detit në këtë zonë. Përveç kësaj 40 km bë veri përvballë Karaburunit italianët kanë zbuluar në pjesën e tyre rezerva interesante nafte dhe gazi. Këto të japin të drejtë të supozosh se mund të ketë naftë aty. Por edhe nëse nuk ka nuk të lejohet të gjykosh dhe të marrësh vendime.

Por a ka vija të kuqe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 2010?

Krisafi: Kushdo që të ulet në negociata i ka limitet evendosura, nuk mund të dalë dot as djathtas dhe as majtas, as lart dhe as poshtë.Ka përcaktuar disa gjëra që nuk ka burrë në botë që të kalojë mbi këtë. Thotëse nuk mund të përcaktosh kufirin me Shqipërisë dhe Greqisë duke u mbështeturvetëm në parimin e ekuidistancës, duhet të operosh dhe me parimin e ekitesë.Gjykata Kushtetuse e ka vënë pikën mbi "i". Ajo që thotë gjykata nukinterpretohet por zbatohet.