'Ç'fiq këputi sot në Pezë', gazetari ironizon gafën e rradhës të Veliajt

Mesaduket kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk i ka patur punët mirë mehistorinë. Pas gafave të njëpasnjëshme, qytetari i parë i kryeqytetit në kuadërtë përkujtimit të Konferencës së Pezës lëshoi “perlën “ e rradhës.

SipasVeliajt, Kajo Karafili ishte organizatori i Konferncës së Pezës më 16 shtator1942. Një gafë që nuk io falet as një nxënësi të shkollës 9-vjeçare.

Porteksa televizionet përcjellin kasetat e gatshme të bashkisë, pa e “vënë re”, kjogafë nuk mund ti shpëtonte gazetarit Ylli Dylgjeri, i cili nuk kursen ironinëme kryebashkiakun.

Postimi i gazetarit:

Erion "eruditi" e kujton Kajo Karafilin në 16 Shtator!

Pse mor karafil, Kajo Karafili i mblodhi pjesëmarrësit dhe ishtendër organizatoret e Konferences se Pezes ne 16 Shtator te 42 që e përmende Tisot?

Haaaaaaaaaa!

O zyra e shtypit, O të lexuarit e Bashkisë, O veteranë tëluftës, O Valter, O Shabonooo,  a do tamblidhni këtë karafil që po le nam në çdo fjalim publik?

Dëgjojani fjalimin sot dhe binduni se ç'fiq këputi prap sot nePezen e Babe Myslymit!

Ja pjesmarresit e 16 Shtatorit 1942, O karafil:

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës,  e cila pati për qëllim organizimin e forcavetë ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste. Mëvonë ky organizim e mori emrin Fronti Nacional-Çlirimtar, Konferenca e Pezës umbajt në Pezë, një fshat pak kilometra distancë nga Tirana. Protagonistë tëkëtij kuvendi ishin 20 delegatë përfaqësues të krahinave dhe besimeve tëndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet.Pjesëmarrësit vinin nga rryma të ndryshme politike. Ndërmjet tyre ishin: AbazKupi, Aziz Çami, Halim Begeja, Haxhi Lleshi, Ismail Petrela, Mustafa Xhani,Myslim Peza, Ndoc Çoba, Ramazan Jarani, Skënder Jegeni dhe Skënder Muço. NgaPKSH morën pjesë Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Enver Hoxha,Nako Spiru dhe Nexhmije Xhuglini (më vonë Hoxha). Kryetar i konferencës uzgjodh Ndoc Çoba dhe sekretar, Mustafa Gjinishi.