Shqipëria “në flakë”, të paktën 15 vatra të mëdha zjarri në 48 orë
Të paktën 15 vatra zjarri kanëdjegur sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe pemtoresh, në 48 orët e fundit, kurShqipëria ishte në flakë nga fushat e Myzeqesë deri në malet e veriut. Medyshimet se zjarrvëniet janë të qëllimshme, kreu i Mbrojtjes Civile, Haki Çako,kërkon forcimin e dënimeve.
Qindrahektarë pyje, bimësie e ulët, ullishte e pemëtore të tjera janë shkrumbuar sipasojë e zjarreve të shtatorit.
Shqipëriaishte mes flakësh, nga fushat e Myzeqesë deri në malet e Verilindjes, ku vetëmnë 48 orët e fundit janë regjistruar 15 vatra të mëdha zjarresh.
10 hektarëpyje pishe, shkurre dhe pemë të reja të mbjella vitet e fundit, u dogjën nëTarabosh të Shkodrës e disa të tjera në Krastë të Elbasanit.
Dhjetra hektarë me ullishte janë djegur në Bashkinë e Rrogozhinës, Fierit e Mallakastrës.
Gjatëmbrëmjes së të martës, flakët kërcënuan fshatin Manati në Lezhë, ndërsa tëmërkurën u rrezikua zona e banuar në Mavrovë të Selenicës.
Pjesadërmuese dyshohen zjarrvënie të qëllimshme, ndaj kreu i Emergjencave Civilepropozon forcimin e ligjit.
Çako: Është një vepër penale që duhet patjetër të rivlerësohet apo merret në konsideratë.
Ndërsaarsyet e zjarrvënieve mbeten dy.
Çako: Lidhen me iniciativa për të hapur toka apo veprimtari të caktuara kriminale.
Shtatorimbetet një muaj me rrezik të lartë për zjarret, për shkak temperaturave qëmbeten ende të larta, dhe kohës kur fermerët pastrojnë tokat dhe kullotat.
ZJARRET TË MËRKURËN
- Priskë, Tiranë
- Tarabosh, Shkodër
- Krastë, Elbasan
- Kryevidh, Rrogozhinë
- Ballajt, Rrogozhinë
- Mavrovë, Selenicë
- Gjorgoz, Fier
- Drenovë, Mallakastër
- Buzëmadh, Fier
- Grecalli, Fier
- Manati, Lezhë
- Balgjajt, Klos
- Kallm, Durrës
- Beçisht, Tepelenë
- Kodrat e Korçës