Pogradec, plagosi me thikë bashkëmoshatarin, prangoset 16-vjeçari

Plagosi me thikë gjatë një konflikti të çastit bashkëmoshatarin e tij, kapetdhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes.

I riu 16-vjeçar banues në Pogradec ka plagosur me thikë moshatarin e tij,i cili ndodhet në spital.

"Më datë 16.09.2020,rreth orës 15:25, në lagjen nr. 1,  gjatënjë konflikti të çastit, shtetasi L. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, dyshohetse ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, icili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtërrezikut për jetën. Falë reagimit të shpejtë të policisë u bë i mundur kapja,ndalimi dhe shoqërimi drejt Komisariatit i autorit të dyshuar të ngjarjes, metë cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale." - njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.