“Luftë” me formularin ndaj Covid, prindërit dhe fëmijët ngarkohen me përgjegjësi për përgjigjet që japin
Plotësimi i përditshëm i formularit përmes të cilit prindërit deklarojnë nëse janë apo jo me koronavirus, konsiderohet absurd edhe prej vetë nxënësve. Në kushtet kur nuk i dinë shenjat e infeksionit ata kërkojnë nga Ministria që të merret me problemet reale që parandalojnë përhapjen e sëmundjes.
Njënga rregullat e reja në nisjen e shkollës, është formulari i vetëdeklarimit përsituatën e koronavirusit, ku prindi ose fëmijët ngarkohen me përgjegjësi përpërgjigjet që japin.
Madjedisa prej shkollave kërkojnë dhe numrin e kartës së identitetit të deklaruesit.
Edhepse në dukje mund të konsiderohet procedurë, nxënësit theksojnë se nuk ulejohet hyrja në mësim nëse nuk kanë formularin.
"Prindërit duhet ta plotësojnëçdo ditë atë, nuk na fusin në mësim nëse nuk kemi plotësuar formularin."
Edhepse i kanë plotësuar, prindërit shprehet se nuk ka si të ngarkohen me përgjegjësikur nuk e dinë se kur shfaqen shenjat e Covid 19.
Ndajdhe kërkojnë që vëmendja të përqendrohet te problemet reale.
"Do ti përmbahemi rregullave senuk kemi çfarë bëjmë, por që nuk është e drejtë nuk është. E vura re që dje qëçova vajzat në shkollë sikur nuk ekzistonte Covid-i fare."
"E rëndësishme është por të tregoshme kë je takuar dhe me kë nuk je takuar, nuk e di. Ka shumë gjëra për të bërë."
"Aspak e drejtë që të rrinë fëmijëtaty dhe të mblidhen, formulari ishte gjëja e fundit fare.Prindi nuk ka të drejtëtë plotësojë formularin, ku e di unë ku e merr virusin fëmija kur del nga shtëpiaose vetë ku e marrim, nuk dimë asgjë."
Nëditën e dytë të mësimit, fëmijëtvazhdojnë të jenë të kujdesshëm, duke u pajisur jo vetëm me dezinfektant, poredhe me maska.