Të dënuar për drogë, 4 persona do deklarojnë pasurinë
Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Tepelenë eGjirokastër, ku u kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave të dënuar për drogë.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin eburimeve të pasurisë, shtetasve:
Mirald Meça, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Kreshnik Gërveshi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Ali Basha, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Raul Skënderi, banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje tëveprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë edyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve tëvetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.