Vetëplagoset me thikë siriani në Durrës, ja çfarë thotë policia
Një sirian është vetëplagosur me thikë mbrëmjen e sotme.Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tekRruga e Re e Portit.
"Dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë, shtetasisirian A.A., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhetjashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia.
Më herët u raportua se kishte një konflikt mes një grupi klandestinësh sirianë që përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre por ky version ra poshtë pas njoftimit zyrtar të policisë.
Predisa ditësh në rrugët e qytetit dhe lulishtet e Durrësit dhe lulishtet shihensirianë që lypin por që kanë dhe shenja të ndryshme plagësh në gjymtyrë.
Dyshohet se mesgrupeve ka konflikte ose këto ngjarje ndodhin për larje hesapesh.