Gjoni për zgjedhjet: Palët e kanë përgatitur veten për rrotacion, PS nuk është entuziaste si në 2017

Me zgjedhjet vetëm pak muaj larg, ky sezon politik pritet tëjetë intesiv. Edlira Gjoni, pedagoge, njëherësh eksperte e komunikimit, gjykonse palët politike në të dyja kampet e kanë përgatitur veten përnjë rrotacion tëmundshëm dhe për këtë jep dhe argumentet.

Gjoni: Sezoni i ripolitik është i ngarkuar me presione të gjithçka ka ndodhur kohët e fundit nëShqipëri.Nga të dyja palët ka përgatitje për një rrotacion të mundshëm. PS nukduket më aq entuziaste sa në 2017 kur patëm zgjedhjet lokale. Vjeshta e këtijviti do të jetë shumë herë më e ngarkuar institucionalisht në krahasim meshtatorin e  kaluar.Pres të ketëzhvillime.Do të ketë lëvizje të forta, zhvillime shumë herë mëshumë sesa kemi patur 2 vitet e fundit.

Tëhënën mblidhet Këshilli Politik, ndërsa në tryezë për diskutim janë koalicionetparazgjedhore dhe hapja e listave.

Hapjen e listave ajo e sheh më shumë sidiskutim të partive për konsum politik, duke shtuar se nuk do të kenë efektin 'magjik'që qytetarët presin.

Gjoni: Palët po mundohen të mbulojnë diellin me shoshë. Hapja osejo e listave do të sjellë po aq ndryshom sa solli mbyllja e listave, shumë pak.Politika e ka shumë të vështirë të largohet nga krimi me apo pa lista të hapura.Hapja e listave nuk do të sjellë atë zgjidhje magjike që presim ne.

Paralajmërimine diplomates amerikane ndaj krerëve të partive për të mos kandiduar njerëz merekorde kriminale e sheh pozitiv, por reagim sipas saj ka pasur vetëm nga PD.

Gjoni: Është nga deklarata më të drejtëpërdrejta që ka ardhur nga Ambasadat në Shqipëri. Shpresat nuk janë të mëdha që do të vihet në zbatim. PD publikisht ka shpallur në vullnet më të hapur për procesin. Si do të përfundojë mund të priten çudira deri në momentin e fundit, por të paktën është ndërmarrë një hap. Është një proces që e përshëndes dhe do të duhej ta bënin publikisht të gjitha partitë politike.

Ndërsa Ministrat Shahini dhe Lleshaj kanë deklaruar se nukdo të jenë më Ministra nëse PS do të fitojë një mandat të tretë, Gjoni thotë sekjo për vendin nuk do të thotë asgjë.

Gjoni: Të njëjtin ndryshim që sollën këta dy persona, sa ndryshioi rendi nga ndryshimi i Xhafaj me Lleshajn, sa u përmirësua arsimi me ardhjen e Shahinit? Për Shqipërinë nuk do të thotë asgjë, prek vetëm individualisht personat.Për PS këto janë lojëra që i mendojnë mirë.

Intervista në studio me gazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti për onlineBesjana Kuçana