Prej 1 jave në grevë, imami i dënuar për terrorizëm përfundon në spital

Imami Genci Balla i cili vuandënimin në burgun e Peqinit për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste,është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

I njohuri si imami i “Unazëssë Re”, i vendosur në regjimin “41 BIS”, së bashku me dy miqtë e tij refuzonintë hanin ushqim.

Aktualisht ai po trajtohet nëspital me serume teksa vijon të refuzojë ushqimin.

Gjithashtu dy të burgosurit etjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore por nuk janë transportuar ende nëspital. Njëri prej tyre është drejt humbjes së shikimit si pasojë emosushqyerjes.

Ndërkohë drejtori i burgutBukurosh Malluta bën me dije se Balla ka refuzuar ushqimin pasi ka përbërjemishi.

Burimet bëjnë me dije se atae refuzojnë mishin pasi nuk është hallall e se nuk është therur me bismilah.

Në shenjë solidariteti i kanë mbështetur edhe të burgosur të tjerë, por drejtori i burgut bën me dije se nuk është bërë asnjë kërkesë për grevë urie të paktën zyrtarisht.

Apeli i krimeve të rënda eka dënuar Genci Ballën në nëntor të 2016 me 17 vite burg si pjesë e grupit qërekrutonin luftëtarë për ISIS.

Përveç tij janë të dënuardhe 8 persona të tjerë.