"6 mijë eurot i duheshin për bixhoz jo për avokatin!" Demiraj flet për përgjimin nënën e bir

Ora 14: 05 - Po mbahet në gjykatën e posaçme në Tiranë verifikimi i kushteve të masës së sigurisë  për grupin e arrestuar për ndryshimin e masës së sigurisë së Orjon Balit.

Për këtë dosje janë në gjykim, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Korcë Mimoza Margjeka, bashkëshorti I saj Arben Cara, avokati Skënder Demiraj, vëllai i Orjonit dhe Klaudio Zhilla.

Avokati Skënder Demiraj nuk ka pranuar të ketë marrë para përndryshimin e masës së sigurisë së Orjon Balit.

Para gjykatës ai është shprehur se është burrë i moshuar dhe nuk ka marrë asnjë qindarkë.

"Në lidhje me përgjimet e nënë e bir, Nejton e Afëdita Bali, avokati shprehet se djali ka dashur të marrë para nga e ëma, por jo për të paguar gjyqtarët, por për ti shpenzuar në bixhoz" informon gazetari Besar Bajraktaraj.

Seanca po mbahet me dyer të mbyllura.