Gjyqtarja Margjeka rebelohet në momentin e shoqerimit

Është shoqëruar me tension shoqërimiiI gjyqtares Mimoza Margjeka në Gjykatën e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

E irrituar ajo thotë se shoqërimi i saj është bërë në kundërshtim me ligjin.

“Jam shoqëruar me një urdhër shoqërimi të paligjshëm” thotë ajo.

Po më sorollasin prej 5 orësh në kryeqytet. Fllimisht ajo është dërguar pranë gjykatës së Tiranës dhe më pas është dërguar në Gjykatën e Posacme.

Gjithashtu gjyqtarja thotë se është shoqëruar me policë burra dhe jo gra, sic është ligji. Ajo pati debat me një polic duke I kërkuar që ti japin shkresën e shoqërimit për tia treguar gazetarëve. Gjyqtarja mohon akuzat dhe e quan vendim politik.

Gjyqtarja akuzohet se ka marre 6 mije euro per ndryshimin e mases se sigurise ndaj nje te arrestuari.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/791625641605733/