"Kur ma bëjnë mua, po popullit!" Ora News sjell videon e plotë të sherrit mes gjyqtares Margjeka dhe policeve para gjykates

Kur ma bëjnë mua, po popullit! Ora News sjell videon e plotë të sherrit mes gjyqtares Mimoza Margjeka dhe efektivëve të policisë para gjykatës së posacme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

  “Kam 5 orë që pres. Nuk dinë ku të më cojnë. Kur ma bëjnë mua po popullit!” thotë ajo e irrituar.

Është dashur ndërhyrja e avokatit, Genc Gjokutaj që të qetësonte gjyqtaren për të vijuar më pas drejt derës së gjykatës ku dhe do të bëhet vlerësimi i masës së sigurisë.

Margjeka, Gjyqtare ne gjykaten e Apelit të Korçës akuzohet se ka marrë 6 mijë euro rryshfet për te ndryshuar masën e sigurisë për Orion Balin nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”.

Te përfshirë dhe në këtë dosje janë edhe bashkëshorti i tij, Arben Cara, vellai i të ndaluarit, sekseri dhe avokati Skender Demiraj.