Gjyqtarja Margjeka tregon pse liroi nga paraburgimi Orjon Balin

Ora 13: 50 - Po mbahet në gjykatën e posaçme  verifikimi i kushteve të masës së sigurisë  për gjyqtaren e Gjykates se Apelit te Korces Mimoza Margjeka.

Seanca po mbahet me dyer të mbyllura.

Mësohet se gjyqtarja Markgjeka ka deklaruar se ka dhënë një vendim të drejtë për shkak të pandemise dhe avokati ka kërkuar garanci pasurore gjatë kohës që është shqyrtuar çështje.

“Unë nuk e mbaj mend as emrin e të arrestuarit. I referohet Orjon Balit)  për të cilin ka dhënë masën e sigurisë lirim me garanci pasurore nga arrest me burg" mësohet te kete thene.

Ndaj Orjon Balit gjykata e Pogradecit kishte dhene masën e sigurisë "arrest me burg", Apeli i Korçes ndryshoi masen.

Ora News sjell videon e rebelimit të gjyqtares para se të hyjë në gjykatë: Kur ma bejne mua po popullit!