"Për politikë dhe fushatë", qytetarët nuk e presin mirë vendimin për rihapjen e kazinove
Qytetarëtnuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e qeverisë për rihapjen e kazinove. Ata ecilësojnë si të padrejtë vendimin duke shprehur dhe frikën se për shkak tëbasteve shumë familje do të humbin të ardhurat.
"Nukdo ngrihen më asnjë qepen të kazinove elektronike në asnjë zonë të banuar në 28mijë km katrorë të Shqipërisë. Shqipëria nuk mund të jetë vendi ku luhetkumar".
Mbyllja e lojrave të fatit u promovua sinjë prej sukseseve të qeverisë në mandatin e dytë, por ende pa u mbyllur afati,bastet e mëdha do të rikthehen në qendër të kryeqytetit shqiptar.
Nisma prej qytetarëve cilësohet siveprim që do të sjellë shkatërrim të shumë familjeve.
"Bëngabim që i hap se populli nuk ka bukë të hajë. Më shkon fëmija mua dhe lërë lekëtatje."
"Neshyqyr i zhdukëm kazinotë, sduhet t'i hapim prapë. Mos të hapem, nuk ështëvendim i drejtë ai."
Sipas tyre, pas vendimit për rihapjen ekazinove bëhet për interesa politike, sidomos kur jemi në prag të zgjedhjeve.
"Kanëinteresat e tyre qeveritarët se nuk është gjë tjetër kjo. Pse duhet ta hapin, aka ndonjë të mirë kazinoja".
"Marrinndonjë përqindje ato. Politikë, politikë, politikë dhe për fushatë".
Ditë më parë në dy vendimebashkëshoqëruese të botuara në Fletoren Zyrtare,u lejuan që kazinotë tëushtrojnë aktivitetin nga persona me eksperiencë dhe me kapital financiar.
Janë gjashtë lagje në qendër të Tiranësku do të lejohet ushtrimi i këtij aktiviteti.