Hetimet, Eglantina Buci qëndroi 8 muaj në Qendrën e Viktimave të Trafikut, familjarët kërkojnë eshtrat
Hetuesitkanë vijuar kërkimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së 23-vjeçaresEglantina Buci, nga ku është zbuluar se e ndjera ka qëndruar për 8 muaj nëqendrën kombëtare të viktimave të trafikut. Vendosja pranë kësaj qendre u bëpasi denoncoi të dashurin se e shfrytëzonte për prostitucion. Nga ana tjetër familjarëte 23-vjeçares kanë kërkuar pranë policisë eshtrat e saj me qëllim për tivarrosur në një vend.
Policia dhe prokuroria janë duke vijuar hetimet përzbardhjen e rrethanave të vrasjes së 23-vjeçares Eglantina Buci, nga babai dhevëllai Faik e Shkëlzen Buci.
Hetuesin kanë arritur të zbardhin detaje të rejanga jeta e vajzës, që datojnë në vitin 2009, ku e ndjera ka qëndruar për rreth8 muaj në Qendrën Kombëtare Të Viktimave Të Trafikut.
Vendosja e 20-vjeçares në atë kohë pranë kësaj qendreështë bërë pas denoncimit që ajo i kishte bërë të dashurit të saj me inicialetB.D të cilin e akuzonte se i kishte vjedhur rreth 5 milionë lekë të vjetra dhese e shfrytëzonte për prostitucion.
Në të njëjtën kohë që ajo akuzonte të dashurin përvjedhjen e parave, familja e Eglantinës e akuzonte atë për vjedhjen e paravepasi kishte në plan të largohej jashtë vendit.
Për gjithë këto akuza të ngritura ndaj palëve,deklarimet u morën nga komisariati nr.5 dhe 6, ndërsa dëshmitë e tyre sot ështëe vështirë të gjenden.
Eglantina pasi është larguar nga qendra kombëtaree viktimave të trafikut ka refuzuar të rikthehet në banesën e babait, mepretendimin se ai ishte martuar me një grua tjetër.
Në periudhën në vijimin Elgantina ka qëndruar tekshtëpia e xhaxhait Bashkim Buci.
Ky i fundit i është drejtuar ditët e funditpolicisë dhe prokurorisë për tërheqjen e eshtrave të mbesës me qëllim për tivarrosur në një vend.
Mësohet se policia ka refuzuar miratimin e kthimittë eshtrave pasi janë pjesë e dosjes dhe hetimet po vijojnë.
Nga ana e bluve është deklaruar që një veprim itillë mund të bëhet vetëm me vendim të prokurorit, i cili mund ta miratojë pasmbylljes së hetimeve.
Gjatë kësaj kohe hetuesit kanë vijuar me marrjen edëshmive të të gjithë familjarëve dhe personave të afërt për të zbuluar më shumëtë dhëna, por dhe prova që vërtetojnë vrasjen e 23-vjeçares Buci.
Deri në këtë fazë të hetimeve, si autor të vrasjesjanë arrestuar Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët para gjykatës kanë mohuarpërfshirjen në krim.