Rikthimi i Ramës te bixhozi, PD: Ortakëria me krimin mbi interesin e familjeve shqiptare
Partia Demokratike reagoi sërish sot kundërvendimti të qeverisë Rama për rikthimin e kanizove në zemër të kryeqytetit
Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, në një dalje për mediat tha se Rama në panikun e humbjes së thellë që e pret në zgjedhjet e prillit shkeli me të dyja këmbët një premtim që ju bëri shqiptarëve se nuk do të lejonte që lojërat e fatit të shkatërronin mijëra familje dhe jetë njerëzish.
Sipas Gjatës, me hapjen e kazinove Rama kërkontë përdorë dhe pastrojë paratë e krimit.
Gjata: Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur këtë javë në Shqipëri. Nënpanikun e humbjes së thellë që e pret, Edi Rama shkelur me të dyja këmbët njëpremtim që ju bëri shqiptarëve se nuk do të lejonte që lojërat e fatit tëshkatërronin mijëra familje dhe jetë njerëzish.
Nëfshehtësi ai ka miratuar një VKM që i hap rrugë përsëri biznesit kriminal tëlojërave të fatit në zemër të kryeqytetit. Pasi gënjeu se do ti mbyllte atopërfundimisht, ai po kërkon të përdorë dhe pastrojë paratë e krimit nëpërmjetkazinove dhe lojërave të fatit.
Pse kyështë një biznes i pisët i Edi Ramës? Ja ku i keni faktet që shqetësimi i EdiRamës nuk janë familjet shqiptare, por paratë që i duhen në ortakëri me krimin:
Gjatëqeverisjes së tij, nga 920 pika të lojërave të fatit ato u katërfishuan në4200. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në dy vjet, 2014 -2016,buxhetit të shtetit ju vodhën 375 milionë euro nga evazioni i lojërave tëfatit.
Kjoshpjegon se pse edhe më parë Edi Rama premtoi se do ti mbyllte lojërat e fatitnë 2016 dhe pikërisht në prag të zgjedhjeve të 2017 i shtyu ato edhe 2 vjet atome gënjeshtrën qesharake se nuk i bindte dot deputetët e tij.
Dhe jaku e nxori përsëri kokën. Akoma pa u tharë boja e vendimit për mbylljen elojërave të fatit, ai i rihap ato, duke u tallur me dramën e atyre mijërafamiljeve të cilat i mashtroi me premtimin e thyer se do ti jepte fund njëplage të madhe sociale.
Tani tëgjithë e kanë të qartë se ortakëria e Edi Ramës me krimin e organizuar dheparatë e pista është shumë më e fortë se cdo premtim që ju ka bërë qytetarëve.
Kjoprerje në besë e atyre mijëra familjeve para të cilave u zotua, ky vendimkriminal duhet të hetohet menjëherë nga SPAK-u si rasti tipik i kapjes sështetit.
Faktetsic i dëgjuat dhe i patë vetë me zë dhe me figurë, flasin vetë.