Ambasadorja amerikane viziton katedralen e Shkodrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2020, 13:10
Ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitoi sot katedralen e Shkodrës dhe muzeun dioqezan. Gjatë vizitës ajo u njoh nga afër prej arqipeshkvit Massafra me historinë e kishës katolike në Shqipëri, persekutimit të ashpër komunist dhe veshtirësitë e ringritjes thuajse nga e para në fillim të viteve ' 90 pas rikthimit të lirisë së besimit. Kim ndodhet në Shkodër prej dy ditësh në një tur takimesh.