Rama viziton Athinën me 15 shtator, takim me Mitsotakis për çështjen e detit
Samiti iballkanit perëndimor që do të mbahet në Athinë mund të shërbejë dhe si mundësitakimi mes kryeministrit shqiptar dhe atij grek. Integrimi dhe zhvillimiekonomik do të jenë temat e diskutimit në konferencë, ndërsa pritet që dhe nëtakimet mes shefave të qeverive të bisedohet dhe mbi ccështjen e kufirit detar.
NdërsaTirana zyrtare ishte në pritje të vizitës së Ministrit të Jashtëm grek për çështjene detit, kryeministri Edi Rama fluturon drejt Athinës.
Në një kohë që në kryeqytetin shqiptar po zien debati me akzat për faljen e detit Greqisë, kryeminsitri shqiptar ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën e organizuar nga “The economist” në kryeqytetin helen me temë “Forcimi kohezionit në kohë turbulence në Europë” në datat 15 dhe 16 shtator.
Ramado të mbajë fjalën ditën e dytë të këtij samiti sëbashku me homolun e tijmaqedonas dhe bullgar për të diskutuar mbi sfidat e procesit të integrimiteuropian, reformat që vendet kandidate duhet të zbatojnë për tu afruar më tepërme BE-në.
Gjithashtukonferenca do të do përqendrohet tek rritja dhe forcimi i tregtisë dheinvestimeve në vendet e rajonit.
Ipranishëm në këtë tryezë do të jetë edhe kryeministri grek Kiriakos Mitsitakios,i cili do të përmbyllë edhe takimet e eventit të organizuar nga revista “The ekonomist”.
Porpërvec çështjeve të integrimit, Rama mund të ketë edhe një takim kokë më kokëme homolugun grek për marrëveshjen e detit si dhe për të sqaruar deklaratat eMitsotakis në parlamentin helen, të cilat janë cilësuar si strategji komunikiminga ana e kryeministrit të Shqipërisë.
Shtrirjae ujërëva territoriale në detin jon kanë përplasur politikn shqiptare duke eakuzuar Edi Ramën se po i shet detin Greqisë me anë të një marrëveshje tëfshehtë.