Analizat e barnave, Jakaj: Rama gënjeu kur tha se nuk bëheshin në Shqipëri
Lëvizja Socialiste për Integrim akuzonkryeministrin Edi Rama se gënjeu kur tha se në vend nuk bëheshin analizat e barnave.
Doktor Besnik Jakaj u shpreh se analiza tëtilla janë bërë që pas vitit 1990.
Sipas tij, ndryshimet ligjoire në 2014 ishin nëdëm të sigurisë së ilaçeve.
Deklarata e plotë
Jam sotpërpara jush për të denoncuar mashtrimin e radhës të Kryeministrit tëShqipërisë z. Edi Rama dhe Ministres së Shëndetësisë znj. Manastirliu para 2ditëve gjatë rikonstruksionit të godinës së Agjencisë Kombëtarë tëKontrollit të Barnave dhe pajisjeve mjekësore.
Ky mashtrimi hapur në rikonstruksionin e një godine i Kryeministrit dhe i Ministres ështënjë turp i madh që bën qeveria e rilindjes duke abuzuar dhe gënjyer hapur se nëShqipëri nuk bëheshin më parë analizat e barnave dhe pajisjeve mjekësore.
Siguria ebarnave të nderuar qytetarë është shkencë e bazuar në regjistrimin, analizimindhe monitorimin e sjelljes së tyre në tregun farmaceutik. Nuk është fasadë. Nukështë pllaka, zyra, salla konferencash apo zyrë drejtorësh.
Me këtëmashtrim të jashtëzakonshëm që bëri publikisht Kryeministri i Shqipërisë dheMinistria e Shëndetësisë duke gënjyer hapur qytetarët për një fakt që nukekziston kanë fyer profesionistët e shëndetit, farmacistët, mjekët, laborantët,kimistët që kanë vite që punojnë me përkushtim, ndershmëri në fushën e sigurisësë barnave.
Analizimi ibarnave në vendin tonë ka filluar që prej vitit 1994 pasi ky laborator u pajisme fondet farë të BE-së dhe të gjitha aparaturat ishin të reja dhe e gjithëgama e analizimit të produkteve farmaceutike bëhej në këtë laborator.
Në vitin2009-2010 përsëri me fondet e Komisionit Europian dhe të Ministrisë së Shëndetësisëky laborator u ripajis me pajisje të reja bashkëkohore dhe të fundit dhekryheshin të gjitha analizat e barnave që prodhoheshin në Shqipëri dhe tëgjitha barnave që vinin nga importi nga vendet e Bashkimit Europian apo tëbotës.
Në këtëperiudhë, me këtë projekt u trajnuan rreth 12 punonjës për analizimin ebarnave, regjistrimin e barnave si dhe për faramakovigjilencën, pra shkenca qëmerret me monitorimin e barnave në tregun farmaceutik, sjelljen e tyre dheefektet e dëmshme apo cilësinë e efektit në diagnoza të ndryshme që përdorenbarnat për shërimin e tyre. Dua të theksoj që në vitin 2014 me ndryshimetligjore që bëri qeveria e rilindjes shkaktoi një dëm të jashtëzakonshëm në dëmtë sigurisë dhe cilësisë së barnave, duke i hapur rrugën importit paralel, dhepërmes importit paralel të nderuar qytetarë rrezikohet jashtë mase siguria dhecilësia e barnave, pasi rritet mundësia e falsifikimit të barnave, eripaketimit të tyre dhe shtohet kontrabanda për nevojat dhe hapësirat qëkrijohen në treg.
Në këtëperiudhë me ndryshimin e ligjit u larguan nga Shqipëria disa kompanifarmaceutike më prestigjiozet në botë dhe sot barnat e tyre që janë në tëgjithë botën, madje dhe në rajonin tonë nuk ndodhen në Shqipëri. Në këtë mënyrëqytetarët shqiptarë këto barna për i kërkojnë në rrugë të paligjshme për tëtrajtuar shëndetin e tyre dhe sëmundje të ndryshme. I gjithë ky ndryshim ligjoru bë nën pretekstin e uljes së çmimeve që në fakt u bë për një arsye të vetmepër të favorizuar prodhimin e barnave jo cilësore dhe për të favorizuarklientelën e tyre dhe ortakët e tyre në biznes dhe në politikë.
Qytetarëtshqiptare e dinë mirë gjendjen që është sot me barnat në vendin tonë, pasi eprodhojnë çdo ditë sorollatjen që kanë për të gjetur barnat e duhura për tëtrajtuar diagnozën e duhur. Kryeministri dhe ish ministri i Shëndetësisë dalindhe bëjnë deklarata publike duke mashtruar hapur qytetarët shqiptarë dhe dukemos u koordinuar me njëri tjetrin, ish ministri thotë që për shkak tëndryshimit të ligjit janë kursyer 70 milionë dollarë në vit në xhepat eqytetarëve shqiptar, kryeministri thotë që janë kursyer 8 milionë euro nëxhepat e shqiptarëve, tani gënjen ministri apo kryeministri, në fakt për muagënjejnë të dy, por ata duhet ta ndajnë më njeri tjetrin se cili ka gënjyer.Dua të bëj disa pyetje të thjeshta kryeministrit dhe ministres së Shëndetësisë,le të kthejnë përgjigje dhe të japin llogari para qytetarëve shqiptarë, paradrejtësisë, sepse në çdo vend të botës ky mashtrim i hapur dhe ipapërgjegjshëm, i vërtetuar katërcipërisht që është një mashtrim i plotë, do tëmbahet përgjegjësi ose nga kryeministri ose nga personat që e kanë mashtruardhe keqinformuar atë.
-Sa analizabarnash janë kryer vitet e fundit nga laboratori i Agjencisë Kombëtare tëBarnave dhe Pajisjeve Mjekësore?
-Sa barnajanë çregjistruar për shkak të monitorimit të tyre në treg për mungesë efektiapo për efekt të dëmshëm?
-Çfarëprotokollesh janë ndjekur nga Qendra e Farmakovigjilencës dhe çfarë raporteshkanë rigjeneruar prej tyre në dy vitet e fundit për barnat dhe shërbimin efarmaceutik në vendin tonë?
-Sa barnajanë të paregjistruara në listën e barnave që tenderohen në spitalet publike?Ka disa barna të paregjistruara dhe janë pjesë e tenderave publikë, gjë e cilaështë hapur shkelje e ligjit, sepse bari i paregjistruar do të thotë që ështënjë bar i pakontrolluar, i pacertifikuar, mund të jetë “fake drug”, mund tëketë përbërës të dëmshëm në të dhe është totalisht abuzim me ligjin.
Në çdo vendtë botës për këto gabime fatale do të mbahej përgjegjësi nga kryeministri dheministri.
Dua tësjell në vëmendjen e qytetarëve që nga viti 2008, 2009, 2010, 2011, 2012 janëçregjistruar me dhjetëra barna në Shqipëri për shkak të analizimeve që janëbërë në këtë laborator të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave. Në disaraste kemi pasur gjyqe ndërkombëtare dhe ka fituar gjyqin për çregjistrimin ekëtyre barnave në kompanitë e huaja Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave,pasi analizat tona kanë qenë të sakta, profesionale, me aparatura të validuara dhetë certifikuara dhe ka dhënë rezultat të saktë dhe të plotë. Ky është njëmashtrim i jashtëzakonshëm që iu bëhet qytetarëve nga drejtuesit e këtij shtetidhe një fyerje e jashtëzakonshme që iu bëhet profesionistëve të shëndetit.