Në ditën e dytë të vizitës, Yuri Kim takon myftiun e Shkodrës Muhamed Sytari
Në ditën e dytë të vizitës së saj në Shkodër,diplomatja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë edhe në myftininë eShkodrës ku është pritur nga imami Muhamed Sytari.
Ky i fundit në një postim në facebook thotë seme Ambasadoren e SHBA-së ndanë mendime rreth besimit, dijes, urtisë e historisë,kulturës e trashëgimisë, vlerave të lirisë së besimit, shenjtërisë së jetës dherespektimit të drejtave legjitime të tjetrit, kushdo qoftë ai.
"Shkodra, me elementët e saj përbërës, besimin, qytetarinë,diversitetin fetar e kulturor, trashëgiminë e vlerave, personalitetetemblematike, datat e shënuara dhe shpirtin e harmonisë,përtej tekave provinciale, ishte pjesë e rëndësishme e bashkëbisedimit tonë"shkruan Sytari.
"U takuam dhe u ndamë në kufijtë e të bardhës, mesazheve të paqes edomosdoshmërisë së ruajtjes me dinjitet e krenari të besimit e fesë, urava qëlidhin njerëzit e pjekur e vullnetmirë, dhe përkushtimit në rrugën e shërimittë lëngatave të mëdha që kanë pezmatuar shoqëritë e sotme njerëzore, atëshqiptare në veçanti" shton më tej ai.
Një ditë më parë Kim pati një takim me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.
