Telefonata e Ramës ndaj Cakonit, PDIU: Akt në kufijtë e marrëzisë, duhet të dorëhiqej
Partia për DrejtësiIntegrim dhe Unitet ka reaguar ndaj telefonatës së kryeministrit Edi Rama ndajManjola Cakonit që humbi gjysmën e familjes në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë.
Në një deklaratë përmediat, PDIU e cilëson një akt në kufijtë e marrëzisë të kryeministrit dhesipas saj në çdo vend normal demokratik do duhej të kishte dhënë dorëheqjen çdopushtetar që mund të guxonte të bëntë një akt të tillë.
Deklarata e plotë
PDIU dënon aktin e paprecedentë të shantazhit dhefyerjes të zonjës Manjola Cakoni personalisht nga kreu i Rilindjes, Edi Rama
Përpara disa ditësh dëgjuam apelin e zonjës ManjolaCakoni në media. Zonja e cila ka humbur bashkëshortin dhe bijën 15- vjeçarekërkon drejtësi për viktimat dhe mbështetje nga shteti për të gjallët. Ështërasti tipik kur strukturat e drejtësisë nuk mund të fusin kokën si struci nërërë dhe duhet të na thonë të vërtetën e Thumanës. Banorët e Thumanës u lanë nëmëshirë të fatit megjithëse ajo strukturë ishte rrezik i pastër qysh ngatërmeti i parë i shtatorit e deri ditën e tragjedisë.
Seriali i fatkeqësive nuk mbaron këtu. Zonja që kahumbur njerëzit më të shtrenjtë të saj në atë pallat tmerri, sot nuk mundet tëketë mbështetje nga shteti sepse nuk ka tre viktima në familje por ka vetëm dy,sepse vetëm në këtë vend njerëzit mund të numërohën si kokë bagëtish e jo siqënie njerëzore, të humbura në një tragjedi me leje shtetërore.
Akti i fundit, ai i telefonatës personale tëkryeministrit që i drejtohej me fjalët “turp të ketë Manjola” është një akt nëkufijtë e marrëzisë. Kreu i shtetit guxon të marrë personalisht një viktimë tëshumfishtë të tërmetit e ta fyejë e shantazhojë ???
Në çdo vend normal demokratik do duhej të kishte dhënëdorëheqjen çdo pushtetar që mund të guxonte të bëntë një akt të tillë.
I bëjmë thirrje çdo gruaje, vajze, nëne, të rinj e tëreja, që të reagojnë personalisht sepse akti ndaj Manjolës sot është një akt qërëndon personalisht çdo grua, e çdo burrë në këtë vend.