Korçë, transportonin 20 emigrantë të paligjshëm, prangoset kosovari, në kërkim 2 durrsakët
Vijon operacioni i koduar"Perimetri", ku janë goditur tre raste të tjera në fushën e dhëniendihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejtshpërblimit.
Vihet në pranga një shtetas dhe shpallen nëkërkim dy të tjerë, të cilët po transportonin 20 emigrantë të paligjshëm.
Dy personat e shpallur në kërkim, gjatëndjekjes nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.
"Strukturatpër Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunimme Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e PolicisëPogradec, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditurtre raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasvetë huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultati të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. G., 46 vjeç,banues në Prishtinë, Kosovë, i cili u kap nga punonjësit e Policisë Rrugore, nëaksin Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur "Kryqëzimi iLibonikut", duke transportuar me mjetin furgon tip "Volksëagen",në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iukishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu filloi procedimipenal dhe po punohet intensivisht për kapjen e shtetasve A. K., 25 vjeç dhe A.Th., 49 vjeç, të dy banues në Durrës." - njoftonpolicia.
Policia është vënë në ndjekje të dyautomjeteve, respektivisht fuoristradë tip "Benz" dhe mjetit furgontip "Ford Transit", me drejtues shtetasit e lartpërmendur, të cilëtnuk i janë bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar dhe kanë braktisurmjetet e tyre në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, me 13 emigrantë tëpaligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejtvendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluanProkurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.