PD akuza Ramës: Shkodrën e ktheheve 80 vjet pas, humbjen e ke të pashmangshme me 25 prill
Dega ePartisë Demokratike në Shkodër ka reaguar ndaj akuzave të një ditë më parë tëkryeministrit Edi Rama në adresë të kryebashkiakes Voltana Ademise e ka bërë hyrjene qytetit të Shkodrës njësoj si Zimbabve.
Teksa inspektoi punimet për Bypassin, kreu i qeverisë tha sekryebashkiakia Ademi duhet të pastrojë hyrjen e qytetit.
Por PDshkatërrimin e Shkodrës ja faturon qeverisë Rama, që sipas saj në 8 viteqeverisje e ka kthyer 80 vite pas në kohë.
"Pasi shkatërroiekonominë me platformën më të keqe qeverisëse që ka parë ndonjëherë vendi ynëme taksat më të larta në rajon e me shërbimet më të dobëta,Edi Rama me nga 3policë për metër katrorë gjeti forcën të vinte në Shkodrën,që për 8 vite ektheu 80 vite mbrapa në kohë. Edhe kësaj here erdhi për të mbushur megënjeshtra qytetarët dhe të gjithë ata që e dëgjojnë".
PD kujtonse bypass-i që ka filluar punimet që në vitin 2011,si njëinvestim i qeverisë së asaj kohe për qytetin e Shkodrës, në 8 vite të qeverisëRama nuk gjeti zhvillim,duke lënë me vite me rradhë vetëm grumbuj zhavori.
"Sot, vetëm pak muaj nga zgjedhjet Edi Rama premton përfundimin e Bypass-it si dhe mbylljen e letrave për shpronësimet. Nuk është vetëm rruga e Bypass-it që ka këtë problem,e njëjta problematikë është edhe për rrugën Shkodër-Velipojë,që po prap ka hasur probleme me shpronësimet,jo vetëm kaq por ka familje që janë prekur nga projekti dhe nuk janë të përfshira në listën e shpronësimeve. Është fatkeqësi që në 2020 ende diskutohen shpronësimet si një problematikë shtetërore dhe për shuma qesharake për qeverinë lihen pa përfunduar këto dy projekte. Edi Rama, mos u mundo të fajësosh askënd! Ti vetë punove për humbjen që do të marrësh në 25 Prill 2021!" përfundon deklarata.