Dibër, u pagua kur ishte në Angli, procedohen penalisht drejtori i shkollës dhe drejtoresha e zyrës arsimore
Policiae Dibrës ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit: A. D.,25 vjeç, banues në Selishtë, Dibër.
Ky personaka qenë drejtor në shkollën 9-vjeçare Selishtë dhe është i dyshuar për kryerjene veprave penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Po ashtu,është proceduar B. D., 39 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër, me detyrë drejtorenë Zyrën Vendore Arsimore Peshkopi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale“Shpërdorim i detyrës”.
"Procedimi penal ndaj shtetasvetë lartpërmendur ka filluar pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuarse shtetasja B. D. ka paguar shtetasin A. D., gjatë periudhës që ai nuk ka qenëbrenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas verifikimeve të kryera shtetasiA. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019 dheka përfituar paga në mënyrë të padrejtë." - bën me dije policia
Materialethetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,për veprime të mëtejshme.