Fier, shpërndanin lëndë narkotike, prangosen 2 të rinjtë

Policia e Fierit ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike nëdoza.

Policia ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar "Apollonia",ku janë sekuestruar doza me lëndë narkotike dhe municion luftarak.

Ndërkohë, kanë rënë në pranga 2 shtetasit E. M. Dhe O. L. që ushtroninkëtë veprimtari kriminale.

"Në vijim të punës përparandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,nga  Seksioni për Hetimin e Narkotikëvenë DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një pune hetimore, ufinalizua me sukses operacioni policor i koduar “Apollonia", si rezultat itë cilit u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike në doza, në qytetin eFierit. Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. M., 23vjeç, banues në Fier, O. L., 17  vjeç,banues në Fier." - njofton policia.

Këta shtetas u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, nëbashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen "Apollonia".

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit personal dhe nga kontrolli iushtruar në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinëe provës materiale 14 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhefishekë pistolete.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës sëShkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike"e kryer në bashkëpunim, "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe"Mbajtja pa leje e municionit luftarak".