Naftëtarët e Ballshit lëshojnë ultimatum: Pagat, ose të hënën marrim Uzinën

Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnëpërshkallëzimin e protestës dhe marrjen me forcë të uzinës në rast se deri tëhënën nuk kanë zgjidhje sipas premtimeve për pagat e prapambetura dhe rinisjene punës. Kjo fundjavë ishte afati për nënshkrimin e kontratave dhe kalimin enjë page, por sipas tyre premtimi nuk u mbajt ndaj nisën protestat.

Kjo e premteduhet të shënonte zgjidhje për problemet e naftëtarëve të Ballshit menënshkrimin e kontratave dhe kalimin e një page nga kompania që ka marrë përsipërtë rivërë në punë rafinerinë.

Por premtiminuk u mbajt.

Ndajnaftëtarët u mblodhën në protestë dhe dolën me një ultimatum për përfaqësuesite kompanisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Naftëtarëtkishin arritur një dakordësi me kompaninë Allum Enterprises për rifillimin epunës, por ata thonë se u kanë dhënë vetëm një letër pa firmë e vulë.

Të zhgënjyerdhe mashtruar sërish siç thonë, ata paralajmëruan se do të marrin më forcëuzinën pasi theksojnë se po vuajnë për bukën e fëmijëve.

“Zonjaministre, të hënën nuk do të futet askush në uzinë. Këtu nuk ka as lekë, aspunë. Le të vijë ministrja të zgjidhë situatën. Përfaqësuesit e dërguar ngaMinistria nuk janë seriozë. Të hënën përfaqësues të Allumit nuk do të hyjnë nëuzinë. Nuk pranojmë tallje pa fund.  Kontratat janë nënshkruar dhe nuk nakanë dhënë asgjë. Na u tha që lekët do kalonin në bankë. Gjysma e punonjësvekanë nënshkruar kontratë për 250 mijë lekë dhe nuk i kanë marrë” thapërfaqësuesi i naftëtarëve Sokol Dautaj.

Në foto: Përfaqësuesi i naftëtarëve Sokol Dautaj

Rafineria nëBallsh ndërpreu punën vjeshtën e kaluar, pasi shoqëria që e administronte nëatë kohë u akuzoi Bankers Petrolium se nuk e furnizonte me naftë bruto.

Prej asajkohe naftëtarët mbeten pa punë dhe në vazhdimësi kanë protestuar dhe zhvilluannjë grevë urie për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.