Beqaj nuk i dinte adresën, Bushati në Shkodër darkon me Kim, ikin 2 ministra

Tre ditë pasi i dërguari i Edi Ramës në Shkodër Ilir Beqaj ironizoi kolegun e tij kritik Ditmir Bushatin se nuk kishte adresë se ku ndodhej, ish-ministri i Jashtëm shfaqet pikërisht në kryeqendren e veriut.

Por jo vetëm dhe as në shoqërinë e socialistëve, por me Ambasadorenamerikane Yuri Kim.

Ora News ka siguruar ekskluzivisht foton e darkës mes Kim dhe Bushatit, në një nga restorantet e njohura në qendër të qytetit.

Ne foto: Ditmir Bushati duke darkuar me Ambasadoren Kim

Takimi mes diplomates amerikane dhe deputetit socialist  mund të ishte zhvilluar edhe në Tiranë, por ështëzgjedhur Shkodra për të dhënë mesazhe kryetarit të PS për mbështetjen ndërkombëtareqë ai gëzon.

Ky takim kokë më kokës vjen vetëm pak ditë pas deklaratës sëfortë të Ambasadores amerikane për liderët politike në prag të zgjedhjeve, dukeu kujtuar atyre se do të mbajnë përgjegjësi për ata që do garojnë nën flamujt etyre, deklaratë të cilën e përsëriti edhe ditën e enjte në Shkodër.

Një vit më parë Bushati u shkarkua prej kryeministrit Ramanga drejtimi i politik i qarkut dhe u zëvendësua me Valdrin Pjetrin, i cili nuke mori dot detyrën për shkak se u prek nga ligji për dekriminalizimin.  

Ndërsa me 1 shtator Rama i besoj kryeqendren e Veriut IlirBeqajt, një figurë e akuzuar nga politika për korrupsion.

Ikin dy ministra- Por lufta e brendshme në Partinë Socialiste ka prekur edhe “kalanë” e qeverisë së Edi Ramës.

Pas kritikave të forta dhe përplasjeve në qeveri, BesaShahini u detyrua të shprehej publikisht që nuk do të ishte më pjesë e ekipit tëRamës.

Të njëjtin fat e pranoi Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nga Vlora, por si radhë herë përgjigjen e tij e shoqëroi me një buzeqeshje të gjatë.

Lleshaj: Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është esigurt se nuk do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post.

Surpriza të tjera pritet të ketë sërish nga kabinetiqeveritar, pasi socialistët e vjetër kanë shprehur pakënaqësi ndaj punës sëministrave të rinj që vetë Edi Rama i ka zgjedhur.