Komisioneri europian kritik për reformën zgjedhore: Ka kthim pas, puna jonë po vihet në rrezik

Shqipëria e vendet e Ballkanit Perëndimorishin në fokusin e vizitës që Komisioneri Europian për Fqinjësinë e zgjerimin eBashkimit Europian Oliver Varhelyi zhvilloi një ditë më parë në kryeqytetinitalian Rome.

Komisioneri Europian mori pjesë nëmbledhjen e Komisionit të Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Italian ku uilustruan udhëzimet e Bashkimit Europian për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.

Për RTV Ora, kryetari i këtij komisioniparlamentar, deputeti Piero Fassino deklaroi se "jemi në një fazë mjaftinteresant të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, janë hapurnegociatat me Serbinë e Malin e Zi, po hapen me Shqipëinë e Maqedoninë eVeriut, ka nisur dialogu mes Beogradit e Prishtinës për normalizimin e raportitmes tyre, e besoj se e gjitha kjo do të na lejojë të shpejtojmë procesin eintegrimitme vendet e Ballkanit Perëndimor. Italia mbështet me këmbëngulje tëfortë zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi është në interes tëEuropës, në interes të Ballkanit, në interes të Italisë."

Mbi zhvillimet politike në Shqipëri, kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit italian shprehet se "politika e brendshme e çdo vendi i është besuar forcave politike të këtij vendi e ajo që pritet nga Shqipëria është stabiliteti politik, zhvillimi ekonomik, përshpejtimi i reformës legjislative për të favorizuar procesin e integrimit. Kemi besim të plotë te qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama."

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura nëParlamentin Italin, komisioneri europian Oliver Varhelyi mori pjesë nëkonferencën "BE e Ballkani Perëndimor " ku të pranishëm ishin përfaqësuesitdiplomatik të këtyre vendeve në Romë si dhe ministri italian i ÇështjeveEuropiane Enzo Amendola.

BE - Shqipëria

Në fjalën e tij komisioneri Europian u shpreh se "hapja e negociatave me Shqipërinë u arrit falë bashkëpunimit efikas mes Italisë e Shqipërisë e punës së forcave italiane të rendit e të Guardia di Finanza Italiane për të luftuar krimin e organizuar, e kultivimin e tregtimin e drogës".

"Shqipëria, tha ai, është thelbesëore që të ndërtojë mbi rezultetet e arritura së fundmi në shtetin e së drejtës e në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit."

Por komisioneri europian u tregua kritik në zhvillimet e reformës elektorale në Shqipëri. "Ka një kthim pas në reformën elektorale dhe  ndoshta puna jonë në këtë fushë po vihet në rrezik. Por realizimi i saj duhet të bëhet në bashkëpunim me të gjitha forcat politike në vend. Brenda vitit 2020 do të aprovojmë kuadrin e negociatavepër pranimin e Shqiëprisë e Maqedoninë e Veriut në BE."

Dialogu Serbi -Kosovë

Dialogu Serbi-Kosovë, qe një tjetër pikë erëndësishme në fjalën e komisionerit Varhelyi.

"Pas marrëveshjes së arrtitur në Uashingtonmes Serbisë e Kosovës , jvaën e shkuar, Bashkimi Europian është i gatshëm tëpunojë me partnerin amerikan për pajtimin e  zhvillimi ekonomik të rajonittë Ballkanit Perëndimor, pasi vetëm me një përpjekje të përbashkët mund tëarrijmë në rezultate."

Për komsionerin europian është mjaft i rëndësishëmdhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin dhepërfaqësuesit më të lartë të selive diplomatike të këtyre vendeve në Itali.

Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, AnilaBitri, në fjalën e saj u shpreh se "Shqipëria nuk ka një plan tjetër.Hyrja në Bashkimin Europian e integrimi i saj europian janë i vetmi plan iShqipërisë. Nuk ka tjetër alternativë. Nga A te Zh  hyrja në BE ështëplani i së ardhmes së Shqipërisë."

"Pa Ballkanin nuk ka stabilitet në Bashkimin Europian e pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është një prioritet strategjik i yni", deklaroi në mbyllje të kësaj vizite të rëndësishme në Romë komsioneri Oliver Varhelyi ku u takua dhe me ministrin e jashtëm italian Luigi Di Maio.