Pa ujë e rrugë, banorët e ish-fabrikës së çimentos në Vlorë: Shteti po na e sjell vetë Koronën

Edhe pse jo më shumë se 1 km nga qendra e Vlorës,banorët e zonës së ish fabrikës së Çimentos ankohen për mungesën e investimeve.

Rruga e amortizuar është problemi kryesor  për më shumë se 200 familje.

"Nethemi se nuk kemi fare shtet në këmbë se me këto pisëllëqe, me kanalet e zezadhe me gjithë këtë pluhur ne nuk mund të jetojmë dot. Na e sjell vetë shteti Coronën.Kjo rrugw wshtw e pakalueshme dhe me baltë, uji vjen këtu dhe janë bllokuarkanalet që i pastroj unë herë pas here me lopatë se më bllokohet uji dhe mëvjen në oborr, si dhe brenda në shtëpi për kokë të djalit", shprehetbanori.

Thonë se një ndërhyrjet nuk po shkojnë derinë fund.

" Këtëe kanë lënë kështu siç është, ujë brenda, ujë jashtë. Rruga është e pakalueshmefare, kalojmë vetëm me çizme", shprehet banorja

Uji i pijshëm është shqetësim më vete. Banorëtthonë se shpesh nuk u mbërrin deri në çezma ndaj kanë instaluar pompat.

"Jemiprej kaq shumë vitesh në këtë rrugë dhe nuk ka as kanalizime, as rrugë, asnjëgjë. Vijnë vetëm kur duan votat. Unë paguaj 19 mijë lek ujë dhe nga ana tjetër vëpompën pasi nuk më vjen uji. Nuk kemi ujë as për të larë, as për të vaditur, përasnjë gjë", shprehet banorja.

Hedhja e mbetjeve vend e pa vend ështëndërkohë një problem i bën përgjegjës edhe vetë banorët.

Disa e pranojnë, por akuzojnë edhe biznesetqë sipas tyre i kanë depozituar aty.

"Bashkiavjen ditë për ditë na merr taksat dhe asnjë gjë nuk bën në lagjen tonë. Kjosituatë ka 20 vite"

"Jemiankuar disa herë dhe ja realiteti i ankesave tona. Nathonë do të vijmë",shprehen banorët

Të kontaktuar për situatën përfaqësues të Bashkisë së Vlorësthonë se këtë vit nuk kanë fonde për një ndërhyrje të plotë në zonën e ish fabrikëssë cimentos. Ndaj rruga ka shkuar deri në hyrje të lagjes.