Pasuritë shtetërore jepen “falas”, në prag të zgjedhjeve qeveria ul me disa herë çmimin e qirave
Në prag të zgjedhjeveparlamentare qeveria vendos uljen me disa herë të çmimit të dhënies me qira tëpronave shtetërore. Vendimi prek më shumëTiranën dhe zonat bregdetare, ku jo pak herë janë hedhur dhe akuza për vendimenë favor të grupeve të caktuara.
Pas 46 kontratave me koncesion partneritet publik privat, me afat deri në35 vite apo dhe më shumë, qeveria merr një tjetër vendim që favorizon grupe tëcaktuara.
7 muaj para zgjedhjeve parlamentare,është vendosur të ulet çmimi i dhënies me qira të pasurive shtetërore.
Madje sipas vendimit të fundit vlera e tyre ka rënë me 70 për qind ku zonatmë të prekura janë kryeqyteti dhe bregdeti. Bëhet fjalë për pasuri të tilla si ndërtesa, magazine apo sipërfaqe toke
Referuar të dhënave në bashkinë e Tiranës tarifa e përcaktuar nga qeveria është121 lekë për metër katror nga 300 që ka qenë më parë.
Vlora dhe Durrësi, po ashtu shihen si qarqet ku pronat do të merren me një çmimdisa herë më të lirë.
Nëse më parë për 1 mijë metra katrorë në bashkinë e Vlorës paguaje 200 mijëlekë në muaj, tashmë për të njëjtën sipërfaqe paguan vetëm 29 mijë lekë.
Ndërkohë që në atë të Durrësit tarifa dysheme ka arritur në 42 lekë përmetër katror nga 200 që ka qenë sipas vendimit të parë.
Në bazë të urdhrit të vitit 2014, ata që dëshironin të merrnin tokë shtetëroreduhet të paguanin rreth 100 lekë për metër katror në të gjithë Shqipërinë ndërsatashmë vlera zbret me rreth 33 lekë.
Pasuritë shtetërore, që jepen me qira, janë: ndërtesat, sipërfaqet funksionale, trualli i lirë, makineritë epajisjet e linjat e prodhimit të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dheshoqërive tregtare me kapital 100 për qind shtetëror.
Më herët mazhoranca është akuzuar për vendime që favorizojnë direkt grupe të caktuara interesi edhe pse janë argumentuar me qëllim rritjen e ekonomisë.
