Bie çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare
Çmimete naftës bruto në tregun ndërkombëtar vijojnë rënien për shkak të frikës se përkeqësimii pandemisë do të ulë konsumin e hidrokarbureve në të ardhmen e afërt.
Paraditene së martës, vlera e naftës së standardit europian zbriti në rreth 41 dollarë përfuçi, ndërsa nafta amerikane afro 4 % më ulët në nivelin mbi 38 dollarë fuçia.
Pritshmëritëe dobëta për naftën detyruan edhe eksportuesin më të madh në botë, ArabinëSaudite, të zhvlerësojë produktin e vet bruto për tregun aziatik dhe amerikan përmuajin tetor.
Përblerësit aziatikë, kjo ishte ulja e dytë në dy muajt e fundit, ndërkohë qëeksportet nga Riadi drejt SHBA-së mbeten në nivelet më të poshtme të këtyre tridekadave, mesatarisht 177 mijë fuçi nafte në ditë nga rreth 1,3 milion fuçinaftë që qarkullonin përditë në muajin prill.
Analizavepesimiste iu bashkua edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë duke paralajmëruarnjë ngërç të tregut të hidrokarbureve në javët që vijnë, teksa nuk konstatohetnjë kërkesë në rritje për karburant për flotën ajrore dhe ka pasiguri të mëdhapër rritjen ekonomike globale.
Nëraportin e muajit e kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka parashikuarse në 2020-ën kërkesa për arin e zi do bjerë me 4,8 milionë fuçi nafte në ditë,vlerë kjo 39 për qind më e ulët nga viti i shkuar.
Ekspertëtnë fushën e hidrokarbureve presin që kërkesa të rikthehet në nivelet e mëparshmevetëm në dy-tri vitet e ardhshme.
Çmimimesatar i naftës bruto në bursa ka rënë me gati 30 për qind nga viti në vit, indikuar kryesisht nga pandemia e kovidit-19 por edhe nga tensionet gjeopolitikemes aktorëve kryesorë.