Rritet informaliteti, 324 miliardë lekë qarkulluan cash në Shqipëri

Në muajt e pandemisëqarkullimi i parasë në dorë në Shqipëri kapi vlerën e 324 miliardë lekëve.Sipas eksertëve në kushtet e mungesës së turizmit, ky është një tregues ishtrirjes së informalitetit në vend.

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar dhe në rritjen eqarkullimit të parasë jashtë sistemit banker. 

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në dy muajt e parëtë vitit në këtë fushë u konstatuan rreth 287 miliardë lekë.

Por me nisjen e ndalim-qarkullimit, paraja cash është rriturndjeshëm, me 293 miliardë në mars dhe 303 miliardë në prill për të vazhduar me324.5 miliardë në muajin korrik, ose rreth 35 miliardë lekë krahasuar mejanarin.

Ekspertët shprehën se ky është një tregues i fortë përrritjen e informalitetit. Ndryshe nga vitet e shkuara, në këto 7 muaj numri i emigrantëvetë kthyer në familjet e tyre ka rënë ndjeshëm, ashtu sikurse dhe turistet.

Megjithatë kjo situatë mund të jetë nxitur prej krizësekonomike, çka i ka bërë familjet të mbajnë më shumë të ardhura cash dhe jo tikanalizojnë përmes bankave. 

Duhet thënë se në këtë periudhë u mundësua dhe shtyrja e këstevetë kredisë, duke i dhënë më shumë mundësi për shpenzime konsumi.

Por një tjetër shkak mund të jetë dhe dhënia e huave jashtësistemit bankar kjo dhe për shkak të krietereve shtrënguese për kredi.

Krahasuar me një vit më parë, paraja jashtë bankave ështërritur me 14.5%.

Për të krijuar një stabilitet në qarkullimin e parave prejinstitucioneve financiare, Banka e Shqipërisë garantoi furnizim të pakufizuarme likuiditet për bankat tregtare.

Oferta e parasë në lekë periudhë  preku vlerën më të lartë historike, në 815miliardë lekë.